vv-ja, Polici qe manipuloi te verteten per vdekjen e Astritit, i afert me Hashim Thaqin

0
1211

nexhmi-krasniqi

Lëvizja Vetëvendosje pretendon se Drejtori i Policisë Rajonale të Prizrenit, Nexhmi Krasniqi, i cili sipas tyre ka manipuluar të vërteten e vdekjes së aktivistit Astrit Dehari, ka lidhje të afërta me njerëzit në pushtet.

Vetëvendosje përmes një njoftimi për medie ka deklaruar se nuk mund t’i besojë autoriteteve kosovare në rastin e vdekjes së Astrit Deharit, pasi, siç pretendojnë ata, drejtori i policisë së Prizrenit, Nexhmi Krasniqi, i cili të shtunën e 5 nëntorit deklaroi se Astrit Dehari kishte vdekur rrugës për spital, “është pjesë e klanit ‘Pronto’”.

“Është e pamundur t’ua besojmë këtyre njerëzve të kapur, hetimin për vdekjen e Astrit Deharit. Janë po këta që e mbajtën Astritin në burg pa asnjë provë dhe na e nxorrën nga burgu në arkivol”, thuhet në reagimin e VV-së.

VV thotë se Nexhmi Krasniqi ka tentuar të manipulojë të vërtetën e vdekjes së aktivistit të ndjerë të tyre, Astrit Dehari.

“Ky është Nexhmi Krasniqi, Drejtor i Policisë Rajonale të Prizrenit, i cili manipuloi të vërtetën e vdekjes së Astritit. Në foto Nexhmiu është me shefat e tij të klanit ‘Pronto’”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, Krasniqi është në krye të policisë së Prizrenit për shkak të lidhjeve që ka me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe deputetin e PDK-së, Adem Grabovci.

“Nexhmi Krasniqi më parë ishte edhe i akuzuar si njëri ndër njerëzit kryesor që kryen shërbimet për ‘mafian’ në qytetin e Prizrenit, ku kryesisht merret me rastet e haraçit dhe fajdes, si dhe më pas edhe ishte suspenduar për një kohë. Por, ai është prapë në krye të Policisë falë lidhjeve dhe afërsisë me klanin “Pronto”, veçanërisht me Hashim Thaçin e Adem Grabovcin”, pohon Vetëvendosje. /Insajderi.com

nexhmi-krasniqi-kp

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu