VV kërkon një Kryetar – Kurti mund ta udhëheq Lëvizjen veç edhe tri vjet tjera

0
649

Albini ne Konferenc

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se ka nisur procedurat për zgjedhjet e brendshme. Lideri aktual i Vetëvendosjes Albin Kurti e ka mundësinë për të rikandiduar dhe zgjedhur vetëm edhe për një mandat. Sipas Statutit të VV’së, asnjë pozitë në Vetëvendosje s’mund të ushtrohet më shumë se dy mandate nga tri vjet.

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një komunikate për opinion, njofton se ka filluar procesi i zgjedhjeve të brendshme për kryetar e Kryesi të saj.

Në mbledhjen e fundit, në përputhje me përfundimin e mandateve statutore dhe me Rregulloren e zgjedhjeve të brendshme, Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje mori vendimin që të nisë procesi i zgjedhjeve të brendshme për kryetar dhe për Kryesinë e Lëvizjes Vetëvendosje në nivelin e përgjithshëm.

Aktivistët e interesuar për të kandiduar për pozicionin e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje duhet të paraqesin deklaratën e kandidaturës deri ditën e mërkurë, data 21 janar 2015, ora 12:00, pranë Komisionit Zgjedhor të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje në Sekretariatin e Përgjithshëm të Lëvizjes, ku mund të marrin edhe shpjegime të mëtejshme lidhur me këtë proces.

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje anembanë Republikës së Kosovës si dhe në diasporë, do të kenë mundësinë që të votojnë për pozicionin e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje sipas parimit një anëtar – një votë.

Ne i bëjmë thirrje të gjithë aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje të bëhen pjesë e këtij procesi të brendshëm zgjedhor në mënyrë që së bashku ta forcojmë edhe më tej organizatën tonë, thuhet në komunikatën për opinion të kësaj Lëvizjeje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu