VV në takim me norvegjez: Po presim të korigjohet padrejtësia e KQZ-së dhe PZAP-it!

0
507

Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Sannes Bjørnstad, të shoqëruar nga ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Grøndahl, sot i priti në takim kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherazi kandidati për kryeministër, Albin Kurti, së bashku me ish ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca dhe asistenten ekzekutive, Valë Gjonbalaj.

“Në këtë takim u fol për zgjedhjet që po afrojnë, përgatitjet që jemi duke i bërë, dhe për procesin e certifikimin të subjekteve politike që ende nuk është përmbyllur.

Duke theksuar faktin se e drejta për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur është e drejtë themelore kushtetuese e vendeve demokratike, e njoftuam z. Bjornstad që tashmë kemi dërguar edhe një ankesë në Gjykatën Supreme prej ku edhe presim të korrigjohen padrejtësitë e shkaktuara nga vendimet e KQZ-së dhe PZAP-së.

Përgjatë takimit u diskutuan edhe mundësitë e bashkëpunimit mes dy shteteve dhe gatishmëria për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes nesh”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu