VV në Viti mbetet stabile

0
1025

Të gjithë ata që i humbën zgjedhjet në Viti pësuan trandje, anëtarë të PDK-së ikën në Nismë e të AAK-së në PDK, por si duket Vetëvendosje mbetet stabile në këtë qytet, përkundër se edhe ajo mbeti në opozitë.

Për të parë se si po u shkojnë punët, në Viti kanë qëndruar krerë të VV-së, Albin Kurti dhe Dardan Mulliqaj, ku Kurti tha se gjendja aktuale politike dhe sociale në vend është shumë e rëndë dhe ka shprehur bindjen se Lëvizja Vetëvendosje është alternativa e vetme që mund të sjellë ndryshimet e nevojshme në Kosovë.

Mulliqaj ka theksuar se VV-ja po shkon drejt një strukturimi të rëndësishëm dhe në radhët e saj gjatë këtij procesi pritet t’i bashkohen shumë anëtar të rinj, derisa koordinatori i VV-së për Viti, tha se ky subjekt është forca e vetme politike që po dëshmohet se është serioze dhe shumë stabile në përgjithësi dhe si e tillë do ta ketë besimin e qytetarëve në zgjedhjet nacionale.

E. Sadiku


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu