VV refuzon ftesën e Veselit: Është dorëzim i pushtetit përballë Listës Serbe

0
573

Subjekti më i madh opozitar, Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se ideja e Kadri Veselit për një tryezë me liderët e subjekteve politike është absurde dhe e dëmshme

“Në lidhje me këtë nuk kemi marrë ftesë, dhe kemi dëgjuar vetëm nga mediat. Por kjo ide e Kadri Veselit është jashtëzakonisht absurde dhe e dëmshme, marrë parasysh se qëllimi i kësaj tryeze është diskutimi për “Zajednicën” dhe Demarkacionin me Malin e Zi, marrëveshje të cilat ne i konsiderojmë të vdekura. Pra, Kadri Veseli synon që t’i kthejë në diskutim dy marrëveshje që cenojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, dy marrëveshje që janë antishtetërore e antikombëtare”, thotë Hoti.

Hoti thotë se nuk i përgjigjen ftesës së tillë.

“Ne nuk i përgjigjemi një ftese të tillë, e cila fillimisht është shenjë e dorëzimit të pushtetit përballë Listës Srpska, e cila po bën presion të vazhdueshëm për themelimin e “Zajednicës”. E në anën tjetër, është tentim për t’u dukur se pushteti po do që të gjejë zgjidhje për demarkacionin, gjë që nuk qëndron, pasi që pushteti s’është i interesuar ta zgjidhë këtë çështje, por të na bindë se versioni aktual i demarkacionit qenka i mirë”, thotë ai.

Hoti thotë se do të vazhdojnë të kundërshtojnë ndaj këtyre dy marrëveshjeve, që sipas tij, në asnjë mënyrë nuk guxojnë të jetësohen.

Vetëvendosje vlerëson se këto marrëveshje e rrezikojnë të ardhmen e Republikës sonë, dhe kushdo që tenton avancimin e tyre, do të mbahet përgjegjës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu