Lëvizjes Vetëvendosje i është bashkuar sot Partia Socialiste e Kosovës. Liderët e dy subjekteve, Albin Kurti dhe Ilaz Kadrolli thanë se ky bashkim po ndodhë për qëllime të realizimit të plotë të funksionimit të shtetit të Kosovës.
Strukturat e Partisë Socialiste të Kosovës, që nga sot i janë bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje. Kryetari i këtij subjekti poltik, Ilaz Kadrolli e ka quajtur të natyrshëm këtë bashkim, për siç ka thënë Kadrolli, programe të ngjashme politike.
Partia Soacialiste e Kosovës, esht grupi i Emrush Xhemajlit që 3 vite me par ishte ndar nga Levizja Popullore e Kosovës me qellim të formimit të nje Partie të majt si synim krijime të aleancave ndermjet partive të majta si në Shqipri ashtu dhe në spektrin e Bashkimit Evropian.
Ndërsa lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti këtë bashkim e sheh si forcim të Vetëvendosjes, me ato parti të cilat prioritet e kanë qëllim realizimin e plotë të funksionimit të shtetit të Kosovës.
Ndryshe Partia Socialiset e Kosovës, në zgjedhjet e fundit lokale, ka fituar pesë ulëse në asambletë komunale në Ferizaj, Therandë dhe Shtërpcë. /rtk/