VV takim me delegacionin zviceran

0
755

Delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje i përbërë nga Glauk Konjufca, Aida Dërguti, Liburn Aliu dhe Xhelal Sveçla, pritën në takim delegacionin e Partisë Social Demokrate të Zvicrës të përbërë nga shefi i divizionit për politikë, Stefan Hostettler, deputetët Claudia Friedl dhe Martin Naef, zv. Kryetarja e Forumit Rinor, Ursula Ners, si dhe zyrtari Martin Pfister.

Delegacionet biseduan për situatën politike në vend dhe rajon, me ç’rast përfaqësuesit e Vetëvendosje njoftuan mysafirët për gjendjen e rëndë politike, ekonomike dhe sociale në Kosovë. Gjatë këtij takimi, të dy delegacionet ranë dakord që të vazhdojnë bashkëpunimin përmes nismave të ndryshme të përbashkëta që mund t’i bëjnë. /Zeri/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu