Weber: Kosova e Serbia nuk synojnë anëtarësim në SHBA, prandaj BE’ja duhet t’i udhëheqë negociatat

0
239
Weber: Kosova e Serbia nuk synojnë anëtarësim në SHBA, prandaj BE’ja duhet t’i udhëheqë negociatat

Njohësi i zhvillimeve në Ballkan, Bodo Weber, ka komentuar emërimin e emisarit të ri për bisedimet Kosovë-Serbi nga Bashkimi Evropian, Miroslav Lajçak.

Ai thotë ta ketë kritikuar emërimin e tij edhe më parë, dhe thotë se argumenti më i rëndësishëm në kritikë e tij është se së pari u emërua Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, një ish-ministër i Jashtëm i Spanjës, Josep Borrell, e më pas Lajçaku, një ish-ministër i Jashtëm i Sllovakisë, vende këto të BE-së që nuk e njohin Kosovën.

Ai thotë kjo tregon se ka lidership të pamjaftueshëm evropian në çështjen e negociatave Kosovë-Serbi.

“Është një argument më i rëndësishëm, që për fat të keq duhet ta bëj nga pikëpamja proevropiane… Çfarë mund të identifikohet pas gjithë kësaj procedure, ku së pari emërohet Borrelli e më pas Lajçaku, është se ka lidership të pamjaftueshëm evropian në këtë çështje të negociatave, për më tepër për rinisjen e negociatave mbështetur mbi mësimet e mësuara të dy vjetëve të negociatave të udhëhequra keq për shkëmbime të rrezikshme territoresh”, deklaroi Weber në KTV.

Thotë se kritika duhet ndarë në dysh: ndaj SHBA-së, nga njëra anë, dhe ndaj BE-së, në anën tjetër.

“Ndaj SHBA-së, që po sillet në formë proaktive, por edhe të rrezikshme dhe destruktive ndaj BE-së dhe aktorëve të BE-së që kanë qenë tepër pasivë duke mos marrë mbi vete lidershipin dhe duke mos qenë mjaft kërkues për ta marrë udhëheqjen e negociatave që mund të udhëhiqen vetëm nga BE-ja. Siç e kam thënë shumë herë, leva e këtyre negociatave ka aspirata të Serbisë për anëtarësim në BE sepse as Kosova e as Serbia nuk aspirojnë të bëhen shteti i 51-të i SHBA-së, prandaj, me gjithë këtë BE të dobët, SHBA-ja nuk mund ta zëvendësojë BE-në në negociata. Pavarësisht se çfarë bën ose jo BE-ja, apo çfarë bën ose jo SHBA-ja, ky proces do të kthehet në BE. Në këtë drejtim, BE-ja nuk ka treguar lidership dhe kur e nisi, ta zëmë, me dy video konferenca të kancelares Merkel me Vuçiqin dhe Kurtin, kjo tregoi se BE-ja mund të arrijë përparime sepse duhet pasur parasysh se Vuçiqi, për herë të parë pas një viti, dëshmoi se kishte gatishmëri për kompromis për punën e tarifës, porse tashmë ishte vonë”, u shpreh analisti gjerman.

Ai shton se BE-ja duhet ta marrë udhëheqjen dhe të mësojë nga kjo dhe për BE-në është e domosdoshme që ta mënjanojë dëmin që ia ka bërë kredibilitetit të vet për shkak të mosveprimit.

“Duhet t’ia nisë me marrjen e vendimit për liberalizimin e vizave edhe nëse nuk mund të zbatohet për shkak të koronës”, u shpreh Weber.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu