WikiLeaks nis publikimin e 5 milion mesazheve sekrete, Carl Bild: Nuk më pëlqejnë kroatët dhe shqiptarët

0
698

WikiLeaks këtë të hënë ka nisur publikimin e më shumë se 5 milion mesazheve elektronike të shkruara nga apo në drejtimit të një kompania amerikane për sigurinë. Bëhet fjalë për maile të shkruara nga muaji korrik i 2004 deri në dhjetorin e vitit të kaluar për kompanisë “Stratfor”.

Pjesë e mesazheve konfidenciale janë qindra të tillë të shkruar nga diplomatë dhe agjentë amerikanë. Në dhjetor kompania amerikane “Stratfort” u sulmua nga grupi i hakerave të njohur me emrin Anonymous kur dhe besohet se janë “vjedhur” informacionet.

Mes maileve sekrete, është edhe një që tregon për “pikëpamjet” e ministrit të Jashtëm të Suedisë, Carl Bild. Ai besohet të jetë shprehur se Suedia mund të bëhet një super-fuqi botërore dhe ka quajtur Kryeministrin e Rusisë Vladimir Putin “Çetnik” (organizatë paramilitare në Serbi). Gjithashtu, besohet që Bild të ketë thënë se “nuk i pëlqejnë kroatët dhe shqiptarët” thuhet në një mesazh me emër SË501 që i referohet një eurodeputeti suedez.

Zëdhënësja e ministrit suedez Anna Charlottar Johansson  ka reaguar menjëherë duke i quajtur këtë informacione si thashetheme. Ndërsa vetë ministri ka reaguar pas publikimit të mailit nga Wikileaks me anë të profilit të tij në “Tuiter”. “WikiLeaks ka publikuar maile të paqarta ku thuhet se jam “shumë i gjatë, memorie fotografike (të mirë) dhe shumë i zgjuar”. A nuk duket kjo paksa qesharake?”, ka shkruar Bild në “Tuiter”.

Tabloidi suedez “Expressen” disa ditë më parë ka raportuar se WikiLeaks po planifikonte një “fushatë njollosëse” kundër Suedisë në përpjekje për të penguar këtë vend që të mos pranojë ekstradimin e themeluesit të saj Julian Assange për në SHBA. /F.Stafa/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu