Wikileaks zbardh marrëveshjen sekrete Ali Ahmeti-Gruevski për shqiptarët (FOTO)

0
952

Wikileaks zbardh marrëveshjen sekrete Ali Ahmeti-Gruevski për shqiptarët (FOTO)

Wikileaks ka publikuar sëfundmi një kabllogram të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, në të cilën zbardhet marrëveshja e Ali Ahmetit dhe Nikola Gruevskit në vitin 2007 me objekt miratimin e paketës sociale për veteranët e UÇK-së.

Në dokumentin që është klasifikuar si “konfidecial” të siguruar nga Albeu.com, vërehet nxitja që ish-ambasadorja e SHBA-ve Gillian Milovanoviç i bën Gruevskit që të miratojë paketën sociale për veteranët e UÇK-së.

Nga ana e tij, sipas kabllogramit të publikuar në Wikileaks, Gruevski shfaq gatishmërinë për t’i dhënë Ahmetit paketën në fjalë, por se i frikësohet një reagimi nga veteranët maqedonas të luftës së vitit 2001, raporton Albeu.com.

Nisur nga fakti në fjalë, Gruevski i kërkon ambasadores që marrëveshja me Ahmetin për vetenarët e UÇK-së të mos publikohet.

Në dokumentin tjetër të zbuluar nga Albeu.com, ambasadorja Milovanoviç i shkruan Departamentit të Shtetit se Ali Ahmeti është më parë i interesuar për marrëveshjen për paketën sociale për veteranët dhe me ligjin për gjuhën shqipe të vijohet pasi të jetë mbyllur kjo marrëveshje.

Wikileaks zbardh marrëveshjen sekrete Ali Ahmeti-Gruevski për shqiptarët (FOTO)

Wikileaks zbardh marrëveshjen sekrete Ali Ahmeti-Gruevski për shqiptarët (FOTO)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu