Wolfgang Petritsch: Lobist i Qeveris Serbe

0
530

Wolfgang Petritsch: Lobist i Qeveris Serbe

Wolfgang Petritsch, që përkrahu idenë e “korrigjimit të kufijve” mes Kosovës e Serbisë, si njeri i angazhuar në një zyrë juridike që punon për Qeverinë e Serbisë.

“Ambasadori Wolfgang Petritsch (Volfganf Petriç), nga ekspertët e rrallë që e përkrah ‘korrigjimin e kufijve’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, punon për zyrë juridike Lansky me seli në Vjenë, që po punon për Qeverinë serbe, ka shkruar sot në twitter Michael Martens, i cili ka qenë korrespondent shumëvjeçar i gazetës gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ) në Beograd”, ka shkruar Hamiti në Facebook.

“Po kjo firmë juridike ( me emërtimin “Lansky, Ganzger & Partner”, shih www.lansky.at) qe angazhuar nga Federata e Futbollit e Serbisë të parashtrojë ankesë/kundërshtim te Gjykata e Arbitrazhit për Sport me seli në Llozanë në lidhje me vendimin e UEFA-s për pranim të Federatës së Futbollit të Kosovës në këtë organizatë”, ka theksuar Hamiti.Wolfgang Petritsch: Lobist i Qeveris Serbe

“Siç e dimë, Kosova nuk është anëtare e OKB-së, prandaj Federata e Futbollit e Kosovës nuk mund të jetë anëtarë e UEFA-s“, kishte deklaruar Gabriel Lanksy, partner i kësaj zyreje juridike, në maj të vitit 2016.

Petritsch ka qenë ambasador i Ausrtrisë në Beograd nga viti 1997. Ka qenë emisar special i BE-së për Kosovën nga tetori i vitit 1998 deri në korrik të vitit 1999. Poashtu kryenegociator i BE-së në shkurt dhe mars 1999 në konferencën e Rambujesë për Kosovën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu