Xhaferi: Do ta rikthejmë Tetovën dhe Gostivarin

0
759

Shkup, 28 dhjetor- Zv/kryeministri Musa Xhaferi në bisedën e fundvitit për “Zhurnal plus” vlerëson se BDI-ja është pretendente të fitoj shumicën e pushtetit lokal dhe gjasat për këtë janë objektive.

Sipas tij, është e vërtetë se konkurrencën më praktike dhe më objektive e bëjnë Gostivari dhe Tetova, kurse në qytetet tjera, gati se oponentët siç thotë, “as që mund të hyjnë si pretendent dhe janë larg me mbështetje”.

“Nëse i marrim këto dy qytete, ne qëndrojmë më mirë sipas sondazheve se në 2009. Kurë ne qëndrojmë më mirë, do të thotë që kundërshtarët qëndrojnë më poshtë, sepse nuk mund të dy palët të jenë të avancuar, pra është legjitime që ne t’i rikthejmë qytetet në Pollog dhe nga një aspekt u bë një praktikë për votuesit se si do të jenë këto qytete, nëse nuk i menaxhon BDI-ja…”, thotë zv/kryeministri Xhaferi.

“Ne nuk do të lëshojmë ndonjë situatë që mund të na hakmerret pastaj globalisht edhe në mënyrë të veçantë do të kemi një qytet, një komunë urbane siç është Kërcova e cila kërkon përpjekje plus dhe nuk do të tingëllonte tepër ambicioze nëse BDI-ja do të i merë të gjitha komunat në bazë të punëve që ka bërë.

Sondazhet janë të atilla dhe e gjithë kjo e bënë situatën më serioze që ne t’i bëjmë të gjitha anketimet t’i marrim të gjitha opinionet dhe të përcaktohemi për kandidatët fitues e jo të bëjmë vetëm vendime politike ky apo ai mund të jetë kandidat i mundshëm…”, thotë zv/kryeministri Xhaferi, bisedë të cilën do të mund të lexoni në numrin festiv të Vitit të ri (31 dhjetor), ditën e hënë.

Ndryshe, Xhaferi flet edhe për temat tjera aktuale, si kalimi i buxhetit, kandidaturat e BDI-së për zgjedhjet lokale, raportin e MO-së dërguar KE-së dhe tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu