Xhaferi: Nëse miratohet ligji për “Branitellat”, shiptarët do të kërkojnë Kushtetutë të re

0
828

Shkup, 6 shtator – Në emisionin “Rruga drejt” në Alsat-m, zv/kreyministri Musa Xhaferri, bashkë me të ftuarit tjerë analistët Suad Misini dhe Albert Musliu ku u debatua rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, tha se, nëse miratohet ligji për “Branitellat”, shiptarët do të kërkojnë Kushtetutë të re.

“Po qe se vjen deri te votimi i Ligjit, do të vijë në mënyrë taksaktive vetëm me vota majorizuese etnike, dhe faktikisht aty do të kemi një ndarje etnike, dhe aty ai do të jetë testi më i keq, sfida më e madhe që do ti bëhet Marrëveshjes së Ohrit dhe do të hapen tema të tjera të cilat do të jenë akoma më të vështira. Si për shembull, atëherë do të jetë në pikëpyetje kushtetuta aktuale, do të mendohet se kjo nuk i ballanson raportet dhe duhet të kërkohet zgjidhje, kjo është demokratike.

Dhe unë besoj në përvojën e partive politike, jo vetëm VMRO_DPMNE-së, por edhe të tjerave, të institucioneve tjera joqeveritare se do të din të reflektojnë që të mos ta çojnë procesin deri në atë pikë sa që të hapen tema të cilat do të jenë më të vështira se sa kjo”, deklaroi zv/kryeministri Musa Xhaferri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu