Xhamia në Istog bastiset për armë dhe mjete eksplozive

0
939

specialia

Xhamia në fshatin Rakosh të Istogut është bastisur gjatë ditës nën dyshimin se në këtë objekt fetar ka të fshehura armë dhe mjete eksplozive.

Bastisja ka nisur pas informatave që i ka marrë nga Policia e Kosovës, se në këtë xhami gjenden armë dhe municion eksploziv.

Me vendim të prokurorit të shtetit operacioni është zhvilluar nga Stacioni Policor në Istog.

Burime të gazetës “Zëri” kanë bërë të ditur se bastisja është zhvilluar gjatë ditës së sotme në xhaminë e këtij fshati.

Rreshteri  Xhevat Ibraj, zëdhënës për Rajonin e Pejës në kuadër të Policisë së Kosovës ka konfirmuar për “Zëri” se Policia ka marrë një informatë bazuar në informacionin që është njoftuar prokurori i shtetit se në xhaminë e fshatit Rakosh ka armë dhe municion tjetër të dyshimtë.

“Është njoftuar prokurori i shtetit, me vendimin e tij është zhvilluar një operacion bastisje nga Stacioni policor në Istog që ka kryer bastisjen”, ka thënë Ibraj për gazetën.

Sipas Policisë së Kosovës në këtë xhami nuk është hasur në armë dhe municion pas bastisjes së kryer.

kalashnikov

jfadjad

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu