Xhandarët serbë në Kosovë, poshtërim i NATO-s, KFOR-it, EULEX-it,…

0
617

Mitrovicë, 31 tetor (E plotësuar) – Rrëmbimi dhe arrestimi i Sllavoljub Joviqit me nofkën Pagi nga ana e xhandarmërisë së Serbisë ka shkaktuar tërmet në Policinë e Kosovës, si dhe në KFOR e EULEX, raporton korrespodenti i gazetës Koha Ditore nga Mitrovica.

Policia e Kosovës arrestimin e Joviqit e ka cilësuar si rrëmbim dhe për këtë do të hapen proceduar hetimore. Besim Hoti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës, ka theksuar se PK-ja është informuar për një kidnapim që ka ndodhur në veri të Mitrovicës.

Kidnapuesit nuk kanë pasuar ndonjë shenjë që të mund të identifikoheshin se cilës organizatë apo grup i përkasin, kurse dyshime se kidnapimi mund të jetë edhe qërim hesapesh mes bandave kriminale. Për rastin në fjalë është njoftuar edhe prokurori dhe gjatë ditës pritet të hapen edhe hetimet lidhur me këtë rast.

Në anën tjetër, rreth mesditës komandanti i KFOR-it ën Prishtinës, Halbauer ka thirrur një takim urgjent të gjithë komandantë e njësiteve të KFOR-it. Ai ka kërkuar shpjegime detaje se si ka qenë e munduar që xhandarmëria serbe të futet në Kosovë, të arrestojë një person dhe të dalë nga Kosova po u vërejtur, kanë njoftuar burime të gazetës.

Takimi në COMKFOR ka kaluar me tensione për shkak të këtij skandali që është më i madhi që pas përfundimit të luftës në Kosovë. Hyrja e xhandarmërisë  serbe në Kosovë dhe kidnapimi në pikë të ditës i një qytetari të Kosovës është shkelja më e rëndë që Serbia i ka bërë marrëveshjes tekniko-ushtarake të Kumanovës. Kjo është një fyerje dhe poshtërim që i është bërë NATO-s, KFOR-it, EULEX-it, por edhe Policisë së Kosovës nga ana e Qeverisë së Beogradit ka thënë për Kohën Ditore një burim ndërkombëtar nga KFOR-i, i cili ka dashur të mbetet anonim.  

Xhandarmëria e Serbisë kidnapon udhëheqësin e “Rojave të Urës”

Mitrovicë, 31 tetor- 11:18 – Slavoljub Joviq, i njohur me nofkën Pagi, është kidnapuar nga Xhandarmëria e Serbisë të mërkurën rreth orës 9:00 në oborrin e spitalit në veri të Mitrovicës, kanë njoftuar burime të ‘Koha Ditore’.  Sipas burimeve, Joviqit në oborrin e Spitalit i është vënë një thes në kokë dhe me dhunë është futur në një xhip me ngjyrë të zezë.

Në këtë operacion të xhandarmërisë së Serbisë, kanë marr pjesë mbi 20 pjesëtarë të kësaj policie me 5 xhipa  të zezë si dhe një autoambulancë. Xhandarë serbë kanë qenë të maskuar dhe të pajisur me armë të shkurta Shkorpion ka thënë burimi i gazetës. Xhandarë serbë me “plaçkën” e tyre tanimë e kanë lëshuar teritorin e Kosovës duke u future në Serbi përmes pikëkalimit ilegal kufitare në fshatin Tresav të Leposaviqit.

Zyrtarë të policisë në Mitrovicë kanë theksuar se policia e Kosovës nuk ka informacion në lidhje me këtë arrestimi. Policia e Kosovës nuk ka zhvilluar ndonjë operacion për arrestim të ndonjë personi në veri të Mitrovicës, as KFOR-I e as EULEX-I nuk na kanë njoftuar policinë se do të ketë ndonjë arrestim në veri të Mitrovicës ka thënë për ‘Koha Ditore’ zëdhënësi i policisë për rajonin e MItrovicës, Besim Hoti.

Gazeta deri më tani nuk ka munduar të mësojë arsyet e këti kidnapimi.
Sllavoljub Joviq i njohuar me nofkën Pagi, është një person i njohur për policinë e Kosovës KFOR-in si dhe EULEX-in si një person shumë ekstrem. Pagi ka qenë ndër udhëheqësit kryesorë të grupit famëkeq ‘Rojat e Urës’. Gjithashtu Pagi ka marr pjesë në një sulm në njësinë speciale polake të UNMIK-iu kur ai dhe ishte arrestuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu