Xhavit Haliti, kryetar pa kundërkandidat

0
773

Kuvendi zgjedhor i PDK-së në Pejë, i pari mbas vitit 2005, pa debat dhe pa kundërkandidat, ka zgjedhur Xhavit Halitin kryetar të degës. Kryetari i deritanishëm i degës e ka zgjidhur kryetarin për pesë minuta pune në pjesën solemne të punimeve të kuvendit.

Ka qenë i ftuar për të përshëndetur hapjen e punimeve Adem Grabovci, kur ai pa pyetur delegatët dhe pa filluar votimet, ka thënë se “mbasi s’ka propozime tjera, ata që janë për Xhavit Halitin, le ta ngrenë dorën”, pa u dhënë mundësinë delegatëve të propozojnë, edhe pse në materialet e ndara për delegatet thuhet se kryetari i degës zgjidhet nga kryesia me votat e fshehura.

Afër treqind delegatë nga nëndegët e Pejës kanë pritur për mbi një orë, ndërsa e kanë përfunduar këtë pjesë të rendit të ditës pak minuta dhe kanë dalë në pauzë.

Në fjalën e tij Grabovci ka thënë se degën që ai e ka kryesuar për shtatë vjet ka rritur që nga subjekti i katërt, të jetë partia e dytë në komunën e Pejës. “Nga koha kur luftonim për mbijetesën partinë e kemi shndërruar në një force reale me synime për të marrë pushtetin”, ka thënë Grabovci.

Në raportin e përgatitur për kuvend thuhet se nga kjo gjendje subjekti i të rinjve brenda partisë është përforcuar dhe konsoliduar mirë, kurse ka mbetur mbrapa angazhimi i gruas në parti.

Kryetari i ri i degës Xhavit Haliti ka thënë se do angazhohet për të qenë jo vetëm kryetar, por edhe mik e shok, ndërsa delegatët e kuvendit të punës i ka falënderuar për pjesëmarrjen. Haliti ka thënë se vërtetë ka ardhur rrallë në mbledhjet e degës në periudhën e deritanishme, por tash do angazhohet më shumë, një nga ankesat për të cilat anëtarësia edhe deri më tani është ankuar në kryetarin e deritanishëm, që rrallë ka qëndruar zyrat e degës në Pejë.

Një replikë miqësore ka pasur në kuvend edhe me kryetarin aktual të Pejës nga AAK, Ali Berisha. Grabvci i ka kërkuar falje se duan t’ia marrin pushtetin në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa Berisha në përshëndetjen e punimeve ka thënë se me punën që po bën PDK, nuk rrezikon të bjerë më në vendin e tretë si parti në Pejë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu