Xhavit Haliti, Muharrem Nitajt: Ti nuk je i nivelit tim

0
516

Xhavit Haliti

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, gjatë debatit politik në RTK ka thënë se ndjehet i fyer pse në tavolinën e debatit me të gjendet edhe Muharrem Nitaj, ish-gazetar, tash anëtar i AAK-së.

Haliti ka thënë se është i habitur se si një debat të tillë është ftuar Nitaj që as nuk është deputet në Kuvendin e Kosovës.

“Ti nuk je i nivelit tim që të jesh këtu”, i ka thënë Haliti, Nitajt.

Deputeti i PDK-së ka thënë se Nitaj duhet të shkojë në ndonjë debat me gazetarë e jo me deputetë.

Kohë më parë, Nitaj është emëruar zëdhënës i partisë së Ramush Haradinajt dhe është kooptuar në kryesinë e AAK-së.

Të njëjtën gjë Haliti e ka thënë edhe për përfaqësuesin e Nismës, Bilall Sherifi.

Në emision “Debat” në RTK po marrin pjesë Xhavit Haliti nga PDK, Armend Zemaj nga LDK, Ilir Deda nga Lëvizja Vetëvendosje, Bilall Sherifi nga Nisma dhe Muharrem Nitaj nga AAK. /KP/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu