Xhavit Jashari: Ata që dje i kënduan Titos, sot po i këndojnë Rektorit

0
690

xhavit-jashari

Përfaqësuesi i organizatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Xhavit Jashari, ka thënë që beson se deri javën tjetër do të zgjidhet përfundimisht problemi me listën e studentëve (që janë pjesë e familjeve të kategorive të dala nga lufta), të cilët po kërkohet që ta kenë të siguruar statusin e studentit në Universitetin e Prishtinës (UP).

Zërave të cilët kanë thënë se tentimi i organizatave të dala nga lufta, për t’i siguruar statusin e studentit, në UP, familjarëve të kategorive të dala nga lufta, nuk është i arsyeshëm dhe po bëhet për qëllim të përfitimeve, iu është përgjigjur duke thënë se “disa prej tyre deri dje i kanë kënduar Titos, ndërsa sot i këndojnë rektorit”.

“Veprimet të cilat i kemi ndërmarrë ne janë kërkesa legjitime. Kategoritë e luftës i njeh ligji për mbrojtjen e vlerave të luftës”, ka thënë Jashari, në emisionin “Info-Box” të Radio Dukagjinit. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu