Xhavit Jashari: Do ta detyrojmë Qeverinë që të na jap pensionet

0
731

Xhavit Jashari

Pensionet e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po dalin të jenë ‘mollë sherri’, në mes të Organizatës se Veteranëve të Luftës së UÇK-së, si dhe Qeverisë së Kosovës. 

Kjo e fundit ende nuk ua ka lëshuar pensionet shumë prej veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E OVL-e UÇK-së po shprehet e ashpër kundrejt qeverisë s ai përket kësaj çështje.

Kryetari i OVL-së, Xhavit Jashari është shprehur se Qeveria e Kosovës duhet ti respektoj marrëveshjet që i ka bërë me veteranët e UCK-së. Ai u shpreh që pensionet për veteranët ende nuk kanë dalë në bankë në formë retroaktive. “Qeveria nuk duhet të luaj me ndërgjegjen dhe nderin e veteranëve të luftës së UCK-së.

Kjo është turpi i turpit për institucionet e Kosovës”, ka thënë Jashari për ORAinfo. Ai është shprehur se Qeveria duhet ta respektoj memorandumin e mirëkuptimin si dhe ligjin për veteranët e luftës së UCK-së.

“Qeveria është e detyrua që ta respektoj marrëveshjen. Në të kundërtën ne do ta detyrojmë atë që ta respektoj atë marrëveshje”, ka thënë Jashari.

Ai ka thënë se 16 vite pas luftës shumë veteranë kanë vdekur si pasojë e kushteve të dobëta ekonomike, si dhe mosdalja e pensioneve në këtë kohë është e patolerueshme.

Jashari ka përmendur edhe protesta e demonstrata të veteranëve për ditët në vazhdim Madje ai ka thënë se nëse nuk dalin pensionet, veteranët do të bllokojnë çdo punë të Qeverisë së Kosovës.

“Qeveria duhet it korrigjoj gabime e bëra. Këta njerëz që janë në institucione duhet ta din që nuk duhet të na dellin në atë situatë që mos të na detyrojnë që t’i shprehim pakënaqësitë tona në forma të tjera”, ka thënë Xhavit Jashari për ORAinfo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu