Xhavit Jashari-Thaçit: Ne si qojmë fëmijët në Universitete 5000 eurosh

0
581

OVL UCK

Përfaqësuesi i i familjeve të dëshmorëve Xhavit Jashari i është kundërpërgjigjur ashpër kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi. Thaçi para pak orësh tha se është me rektorin dhe se zgjidhja e kësaj çështje nuk duhet të jetë rruga.

Ndërsa tani Xhavit Jashari i kontaktuar nga “Zëri”, ka thënë se më së paku kanë të drejtë të flasin ata të cilën fëmijët e tyre i shkollojnë në universitete private të cilat kushtojnë nga 5 mijë euro.

“Memorandumi ka bazë ligjore por unë nuk e kam pa se çfarë ka postuar në Facebook Thaçi.

Qëllimi jonë ka qenë që ti japim vërejtjen e fundit Rektorit. Nuk kemi dashtë të thërrasim shumë njerëz, i kemi kursyer madje edhe studentët. Ata që kanë aplikuar mu regjistru. Por i kemi treguar edhe rektorit por qoftë edhe ai (Thaçi v.j.) që qëndron mbrapa nuk do të lejojmë të luajmë me vlera. Ne konsiderojmë se memorandumi i mirëkuptimit duhet të respektohet. Megjithatë e gjithë kjo duhet t’i kujtojë edhe qeverisë pasi që ligji nuk është i zbatueshëm”,ka thënë Jashari i cili më pas ka shtuar.

“Qeveria e Republikës së Kosovës besoj se nuk duhet të merret me këtë çështje a do të realizohet me rrugë apo me çfarë. Por po na detyrojnë të dalim në rrugë por mund të na detyrojnë të bëjmë edhe demonstratë sepse kjo është një e padrejtë që po i bëhet kësaj kategorie.  E ato që po dalin nëpër Facebooka unë e di që fëmijët e tyre janë duke u shkolluar nëpër Universitetet më prestigjioze që janë në Kosovë që paguajnë deri 5000 euro. Le të ju krijojë mundësi këtyre kategorive ti qojmë edhe na nëpër këto universitete nëse u doket se nuk është rrugë e drejtë kjo. Por ne mendojmë se kjo është rrugë e drejtë”,ka përfunduar ai.

Ndërkohë Thaçi më parë ka postuar këtë status në Facebook.

“Sot u takuam me kryetarin e LDK-së, z. Mustafa. Biseduam rreth punës së grupeve punuese për programin qeveritar dhe për ndarjen e përgjegjësive institucionale. Ishte konkludim i përbashkët se është bërë një punë efektive në kuadër të bashkëpunimit ndërpartiak, PDK-LDK, që qeverisja të jetë e suksesshme në realizimin e projekteve dhe agjendës. Presim që marrëveshjen perfundimtare ta nënshkruajmë javën e ardhshme kur do të bëhet ndarja e përgjegjësive institucionale. HTH”

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu