Xhaxhai i Malishevës: Le ta sjellin edhe ushtrinë maqedonase

0
739

Gani Krasniqi

As në seancën e sotme gjyqësore të rastit të Kumanovës, familjarët e të akuzuarve nuk janë lejuar që të marinë pjesë në seancë. Ata shprehen të revoltuar me vendimin e gjykatës dhe kërkojnë që nëse nuk ka kushte le ta shpallin gjykimin me dyer të mbyllura.

“ Kjo është e katra herë që vijmë dhe nuk na lejojnë. Këta janë duke e bërë me qëllim jemi ankuar në ambasadën tonë por asgjë s’ka. Këta i çojnë në sallë të vogël një herë na kanë dërguar në sallë të madhe ku kemi qenë krejt këtë me qëllim e bëjnë që mos me na lënë ose le ta shpallin seancë të mbyllur ne nuk vijmë. Pse të maltretohemi, dikush nga familjarët nuk ka bukë me hëngër del lypë pare që të vijë këtu”, tha Jetulla Elshani, baba i Bajram Elshanit.

“Gjykata është mbushur me policë e ka mbushur me civil policë. Ajo është çështje e tyre, por ne kërkojmë kushte. Le ta sjellin edhe ushtrinë Maqedone, ne kërkojmë kushtet tona për të qenë brenda që seance të ketë karakterin publik, dhe ne nuk e kemi në plan që të futemi njëherë që të lëshojmë gjysmën njëherë e gjysmën tjetër pas pushimit”, tha Gani Krasniqi, familjar i Muhamet Krasniqit.

“Arsyetimi është se nuk mund të sigurojnë sall tjetër. Ne nuk kemi as ku te ankohemi ose le të shpallet se seancat janë të mbyllura dhe ne e dimë se shteti është duke vepruar kështu nuk e dimë as ne çka është duke ndodhur pse po luajnë me ne “, u shpreh Muhamet Elshani, babai i Fadil Elshanit, njofton Alsat.

Gjatë ditës së djeshme ministri i drejtësisë Adnan Jashari pranoi problemin duke theksuar se objekti i ri i gjykatës Shkupi 1 do të jetë zgjidhje për këtë problematikë. Deri më tani familjarët janë lejuar të marrin pjesë në dy seanca, kur gjykimi është mbajtur në sallën e gjykatës Shkupi2.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu