Xhelil Gjoni: Azem Hajdari ishte spiun i Enver Hoxhës

1
1062

Azem Hajdari dhe Salaoja

Azem Hajdari ishte i nëntëdhejtenëntave, në shërbim të Sigurimit të Shtetit… Kot thonë që është vrarë për politikë. Ai është vrarë për trafik armësh”, thotë Gjoni.

Ish­sekretari i parë i PPSH­së për Tiranën dhe njëkohësisht sekretar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës, Xhelil Gjoni ka dhënë një intervistë të gjatë për “Panorama”.

Mes të tjerave ai është ndaluar tek figura e Azem Hajdarit dhe Sali Berishës. Gjoni thotë se Hajdari ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit dhe një njeri shumë negativ.

“Azem Hajdari ishte i nëntëdhejtenëntave, në shërbim të Sigurimit të Shtetit. Ishte familje shumë e mirë, por nga familje të mira dalin edhe devijime. Ai ishte njeriu më pak i besueshëm dhe më i çekulibruar që mund të takoje. Ishte një njeri që nuk kishte as taban dhe as ideologji. Kot thonë që është vrarë për politikë. Ai është vrarë për trafik armësh”, thotë Gjoni.

Xhelili1„Dhjetori ishte nje Levizje pa Platforme, ,e Parulla. Do marrim „çekun e bardhë“ kjo ishte parulla që u perdor masovikisht në ate kohe, kush e kush të bente premtimin me te bulur.

Shkatrruesit më te medhenjë të shqipëris kann qen tre veta, Sali Berisha, Azem Hajdari dhe Gramoz Pashko.

Gramoz Pashko si ekonomist, premtonte se si do zhvillohet vendi nga niveli zero. Teoria zero ishte tipar i shteteve agresive që tentonin të përbysnin nje regjim nepermjet shkatrrimit të ekonomis, por pasojat e shkatrrimit renduan në kurriz të popullit me dekada.

Shume mire mund të ishte bere përmisimi i ekonomis, modernizimi i saje dhe ate që ste duhej, ta eleminosh por jo ta çosh ne germadh.

Ngrihej Azem Hajdari dhe thoshte „Vreshtat e Mamurrasit jan Komuniste, ti shkatrroim“, „Shtallat e Maçellares në Diber jan Komuniste, si i mbani, si nuk i shkatrroni këto produkte Komuniste“.

Se ç`lidhje kishin Plantacionet dhe prodhimet e tyre me Komunizmin, vetem Azem Hajdari e dinte dhe ata që i shkonin mbrapa si turm.

Ndërsa duke u ndalur tek Sali Berisha, ai thotë se bashkë me Azemin dhe Gramoz Pashkon, kanë shkatërruar Shqipërinë, shkatrruan çdo gje.

“Shkatërruesit më të mëdhenj të Shqipërisë por dhe të studentëve të dhjetorit kanë qenë tre veta: Sali Berisha, Azem Hajdari dhe Gramoz Pashko.

Pashko shkatërroi ekonominë, me teorinë e tij të fillohej nga zero.

Sali Berisha dhe Azem Hajdari janë dy figura që e kanë bërë lëmsh Tropojën dhe i kanë dhënë Tropojës një konotacion të keq, sepse tropojanët janë malësorë të zgjuar, të cilët Enveri i ka sajdisur dhe vlerësuar sa herë është dhënë mundësia”, thotë ai.

http://www.panorama.com.al/2015/01/08/xhelil-gjoni-rrefen-per-dhjetorin-90-ndryshimi-erdhi-nga-brenda-sistemit/

 

1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu