Xhemajli: Pas Mitrovicës, Serbia do ta rikolonizojë Ferizajn

0
1120

Emrush Xhemajli

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Ferizajt, Emrush Xhemajli, thotë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, do ta dëmtonte shumë qytetin e Ferizajt.

Ai tha në Ora e Fundit në Klan Kosova se Serbia ka një palën që të rikolonizojë Mitrovicën e më pas edhe Ferizajn.

Xhemajli këto shqetësime tha se i kanë shfaqur edhe në takimin e sotëm në debatin e organizuar nga organizata joqeveritare AVONET, në të cilin u diskutua për krizën politike dhe reflektimin e saj në komuna.

“Ne kemi diskutuar se ku e prek ‘Zajednica’ Ferizajn pasi jemi komunë fqinje me Shtërpcën. Kjo do të sjellë vështirësi në lëvizje nga më të ndryshmet. Pas një plani tjetër që e ka Serbia për rikolonizimin të Kosovës, ku do të fillonte nga Mitrovica dhe pastaj do të vazhdohej në Ferizaj.

Shumë komuna tjera i pret ky fat”.

“Ne kemi pasur argumente të shumta pse ‘Zajednica’ nuk duhet kaluar. Për faktin se Serbia po hyn territorialisht në Kosovë”.

Xhemajli thotë se “marrëveshjet duhet të shkojnë në pikën zero, pastaj të shkohet në dialog”.

“Ndërsa dialogu që po thirret nga Mustafa nuk është pa kushte, pasi kushtin më të rëndë po e vendos ai, ku thotë se Opozita duhet të adaptohet në Kuvendin e Kosovës pa e i prekë marrëveshjet”.

“Kryeministri ka qit kushte që të diskutohet dhe të normalizohet gjendja tani kur gjithçka është jo normale” me “Zajednicen”

“Argumentet që jepeshin në takimin e përbashkët të ftuar nga AVONET, kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa nuk mundi t’i përballonte dhe u largua”, tha Xhemajli, por ai pohoi se bashkë me Svarqen ikën edhe disa media që jane vene ne sherbim te leti pushteti qe po sjelle serbin ne Kosove.

“Në momentin kur sot kryetari i Komunës zoti Svarça e lëshoi debatin edhe mediat e pushtetit shkuan. Vetëm Klan Kosova mbeti”, pohoi Xhemajli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu