Ylber Ndrecaj: Komandant Hoxhës nuk i besoj, shumë i dyshimtë! (VIDEO)

0
702

Ylber Ndrecaj

Shkup, 10 qershor – Vëllai i komandantit të ndjerë të UÇK-së Mirsadit, Ylber Ndercaj në një intervistë për emisionin “Pa Rrotlla” po prezanton dëshmi skandaloze ku ish komandantin e UÇK-së Xhezair Shaqirin –Hoxhën nga Tanusha e quan person të dyshimtë dhe nuk i beson aspak, raporton Zhurnal.

Ylber Ndrecaj dyshimin e parë e mbështet në variantin se si është e mundur që komandant Hoxha para policisë të zbulon dhe të takohet me Sulejmanin Osmanin i njohur si “Sula” nga fshati Brezë i cili si në filma i iku shtetrrethimit policor.

Në dyshimin e dytë Ndrecaj thotë se “Sula” gënjeu kur tha se vëllai im është i plagosur në këmbën e majtë.

“Ne para se ta varrosim e pamë se nuk ka asnjë plagë në këmbë domethënë ai gënjeu”, thotë Ylberi.

Dyshimi i tretë është se m’u ky person me emrin Sulejman nga Breza gjatë luftës së vitit 2001 ka qenë i burgosur më shumë se tre muaj nga kushëriri im Maliq Ndrecaj për shkak të dyshimeve të caktuara ndaj tij, shkruan Zhurnal.

Ylber Ndrecaj këto fakte i prezanton pas minutës 8.30.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=scBTZrgRKXk” width=”560″ height=”315″]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu