Ylli Hoxha: Asociacioni i Komunave, bërthama e shtetit serb në Kosovë

0
717

Ylli

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Ylli Hoxha, ka deklaruar se Asociacioni i Komunave Serbe do të jetë bërthamë e shteti të Serbisë në Kosovë.

Ai në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se ky asociacion ka kompetenca plotësisht ekzekutive.

“Asociacioni do të ketë kompetenca ekzekutive, tanimë veç janë themeluar organizmat që i japin kontribute të tilla”

“Serbët po tentojnë ta themelojnë asociacionin që të jetë bërthamë e shtetit serb në Kosovë”.

“Veriu ka sistem autonom të ndarë, gjykatë të vetën, komandat policore të veten, pritet të ketë Kuvend dhe Qeveri”

“Këto shtylla tanimë janë dhënë, përmes bisedimeve”.

Ndërsa analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka thënë se ende nuk e di nëse bashkësia e komunave serbe do të ketë kompetenca ekzekutive, porse është i sigurt se serbët do të kërkojnë një gjë të tillë, njofton Klan Kosova.

“Asociacioni varet prej kompetencave – çfarë kompetencash do t’i ketë, nëse do të ketë kompetenca ekzekutive, nëse do të bartën nga institucionet shtetërore”.

“Nëse ka kompetenca ekzekutive do të jetë një shkallë mes qeverisë qendrore dhe lokale.

“Serbët sigurisht do të kërkojnë kompetenca nga niveli qendror”.

Hoxha i pyetur për udhëheqësen e bisedimeve nga pala kosovare, Edita Tahiri, ka thënë se ajo nuk ka kredibilitet tek populli i Kosovës dhe nuk duhet të merret seriozisht.

“Zonja Tahiri më shumë brengoset për honorarët sesa për të mirat që i sjell në Kosovë”.

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Ylli Hoxha,  tha, po ashtu se dialogu me Serbinë duhet të ndërpritet menjëherë, sepse Kosova nuk ka asnjë të mirë nga këto bisedim

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu