Ymeri në takim me Mogherinin kundërshton dialogun dhe Gjykatën Speciale

0
862

Visar Ymeri

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Federica Mogherini u takuat me kryetarët e subjekteve politike opozitare, Ramush Haradinaj dhe Visar Ymerin. Ky i fundit pas takimit tha se kanë kundërshtuar dialogun në Bruksel, si dhe Gjykatën Speciale.

Visar Ymeri, pas këtij takimi, tha se kanë diskutuar për dialogun që po vazhdon në Bruksel dhe për Gjykatën Speciale

“Ia bëmë kundërshtimin tonë në të cilin Kosova është fut në raport me Serbinë, duke e pa këtë dialog si një prej rrugëve që po e bosnizon Kosovën për së brendshmi“, ka thënë ai.

Ai po ashtu tha se Vetëvendosje kundërshton themelimin e Gjykatës Speciale për shkak se shtrembëron të vërtetën për Kosovën sepse është Serbia që ka bërë krime dhe jo UÇK-ja.

“Këtë e kundërshtojmë edhe në aspektin ligjor dhe të sovranitetit dhe për ndarjen në dysh që kjo gjykatë ia bënë sistemit gjyqësor, duke e hequr një pjesë të rëndësishme të këtij sistemi nga kompetenca sovrane të institucioneve të Kosovës. Ndërkohë që edhe për rrezikun që jehona e kësaj gjykate nëpër botë do ta ketë mbishkrimin e historisë së Kosovë, veçanërisht gjatë luftës“, ka thënë ai.

Ymeri tha se gjykata ka për qëllim drejtësi selektive, sepse nuk merret me krimet serbe dhe kjo nuk i bënë mirë askujt në Kosovë./kp/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu