Ymeri: Nuk do të lejojmë marrëveshje të cilat cenojnë vendin

0
391

Visar Ymeri

Në tubimin mobilizues të tri partive opozitare kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri ka thënë se viti i ri filloi më 9 janar dhe se këtë vit të ri e realizuar qytetarët e Kosovës kështu duke kundërshtuar marrëveshjet e dëmshme.

Ymeri tha ndër të tjera se opozita do të vazhdojë të kundërshtojë të gjitha marrëveshjet të cilat cënojnë sovranitetin e vendit.

“ Viti 2016 fillo ashtu siç thamë më 9 janar, vitin e ri e bëtë ju kështu duke protestuar me mbi 100 mijë qytetar në sheshet e Prishtinës. Ditë e net është dasht të angazhohemi për atë ditë, për këtë ju falënderoj nga zemra, dhe pa juve nuk do të kishte pamjet ajo protestë që patë dhe protestat e radhës nuk do të kenë efekt pa juve qytetarë. Ne do të vazhdojmë me njëjtin intensitet për të kundërshtuar marrëveshjet. Përmbytëtsit e kushtetutës po vazhdojnë edhe të cenojnë sovranitetin e vendit kështu duke ia djegur të ardhmen e vendit por këtë nuk do ta lejojmë”, tha Ymeri.

Në këtë tubim mobilizues, prezent ishte e dhe deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu