Ymeri: Protesta për rrëzimin e Thaçit

0
570

Visar Ymeri

Lëvizja “Vetëvendosje” nuk po i përjashton protestat si alternativë për rrëzimin e Qeverisë “Thaçi”, duke besuar se PDK-ja e ka uzurpuar shtetin nëpërmjet njerëzve dhe shërbimeve të saj. Kështu tha nënkryetari i “Vetëvendosjes” dhe shefi i këtij Grupi në Kuvendin e Kosovës, Visar Ymeri. Në intervistën dhënë për “Zërin”, ai tha se përgjegjësinë për krizën politike e mban treshja, Thaçi, Hasani, Brovina, por edhe presidentja Jahjaga.

Sipas tij, të gjithë këta janë nën në një trajektore që nënkupton “kapjen e shtetit”.

“Mendojmë që ka legjitimitet të plotë që qytetarët të protestojnë kundër një uzurpimi të tillë që pakica parlamentare po ia bën institucioneve publike të shtetit, duke i vënë ato në funksion të interesave private të pushtetit” deklaroi Ymeri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu