Ymeri: Vdekja e Astritit është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e institucioneve

0
810

visar-ymeri

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në një konferencë të jashtëzakonshme që ka mbajtur sot ka thënë se vdekja e Astrit Deharit në burg është përgjegjësi e drejtëpërdrejtë e shtetit, transmeton zeri.info.

“Rast i kulluar i montimit politik .Ai ishte akuzuar për terrorizëm mirëpo terrorin po e bënë në fakt ky shtet. Shteti as nuk solli fakte por po i mbanë aktivistët në paraburgim. Vdekja e Astrit Deharit është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e këtij shteti. Ai së bashku me shokët e tjerë janë terrorizuar tash e 68 ditë me akuza të pabaza”, ka thënë Ymeri, transmeton zeri.info.

Ai ka shtuar se mbështesin plotësisht kërkesën e familjes Dehari për autopsi të plotë të djalit të tyre.

Ndër të tjera Ymeri ka thënë se nuk do të ndalen deri në vënien e drejtësisë në vend.

“Mbështesim kërkesën e familjes Deharit për autopsi të pavarur për të parë shkaqet e vdekjes së Astritit. Ne nuk do të heshtim deri në zbardhjen e rastit dhe vënien e drejtësisë në vend”, ka shtuar lideri i Vetëvendosjes.

Në fund ai ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të dy aktivistëve tjerë që kanë mbetur në paraburgim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu