Ymeri: “Zajednica ka vdekur”

0
825

Visar Ymeri

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se në 2015-në opozita në Kuvend është treguar më e fuqishme sesa pozita.

Ymeri në një intervistë për ‘Epokën e re’ ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të vdekur marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Sipas Ymerit, kjo Qeveri nuk ka as legjitimitet e as legalitet të vazhdojë më tutje.

Ai ka thënë se zgjedhjet e parakohshme do të sillnin frymëmarrje të re demokratike në vend.

Kreu i VV-së ka paralajmëruar se protesta e 9 janarit do të jetë qytetare, masive dhe paqësore. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu