“Z Mobile” frikësohet nga “Zog Mobile”

0
818

zoguuu

Futja e produktit më të ri të telefonisë mobile, nga kompania “IPKO” në tregun e Kosovës “Zog Mobile”, ka filluar ta frikësojë shumë operatorin virtual “Z Mobile”. Ky operator, madje, nga frika ka bërë denoncim edhe në ARKEP, duke thënë se “Zog Mobile” po operon pa licencë. Drejtues të këtij operatori, po ashtu kanë thënë se “Zog Mobile” është operator i ri, duke mos e ditur se “Zog…” është vetëm produkt i kompanisë “IPKO” dhe jo operator i ri.

E sqarimin për krejt këtë proces e kanë dhënë edhe përfaqësues të kompanisë “IPKO”. Eksperti nga IPKO, për marrëdhënie me publikun, Alban Kastrati, ka thënë se “Zog Mobile” është produkt i ri i telefonisë mobile i cili fuqizohet nga IPKO nën markën e “Zog Mobile”. Sipas tij “Zog Mobile”, si i tillë, nuk konsiderohet si operator i veçantë mobil dhe prandaj nuk ka nevojë për licencë nga ARKEP.

“Numeracioni që është në dispozicion për këtë produkt është alokuar nga ARKEP për nevojat e IPKO-së, e cila pastaj mund ta përdorë atë sipas nevojave të veta komerciale. Për “Zog Mobile” nuk nevojitet rregullim i veçantë ligjor, sepse produkti mundësohet plotësisht nga IPKO si telefoni e licencuar mobile, e cila rregullohet nga ARKEP”, ka thënë Kastrati.

Ai ka deklaruar se “Zog Mobile” është një opsion tjetër i ri dhe shumë i thjeshtë për komunikim mobil, i cili i plotëson nevojat më bazike të përdoruesve.

I pyetur se pse shërbimet e “Zog Mobile” nuk ofrohen në dyqanet e IPKO-s, Kastrati ka thënë se “Zog Mobile” menaxhohet nga IPKO, mirëpo shërbimet e saj, sipas tij, nuk do të shiten në dyqanet e IPKO-s por vetëm nga një rrjet i autorizuar i shpërndarjes, me pika të tjera të shitjes.

Në IPKO konsiderojnë se nuk kanë nevojë për licencë nga ARKEP-i.

Operatori “Z Mobile” është pronë e kompanisë “Devolli Group”. Ky operator është akuzuar disa herë që është duke i shkaktuar humbje të madhe PTK-së, pasi për 200 mijë numrat që i shfrytëzon , PTK-ja vazhdon t’i paguajë Monaco Telecomit, në emër të shfrytëzimit të kodit shtetëror (+377). Çështja e numrave që i ka në shfrytëzim “Z Mobile”, nuk është paraparë në kontratën midis palëve dhe për shkak se kompania publike deri më tani ka humbur hiç më pak se 3 milionë euro.

Për çdo numër me të cilët bën biznes operatori virtual, kompania publike i paguan rreth 50 cent në muaj Monaco Telekomit, me ç’rast pagesa mujore për 200 mijë numrat e “Z Mobile” arrin në rreth 100 mijë euro, apo rreth 3 milionë euro për tri vjet sa është në treg operatori mobil virtual.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu