Zaev: Menduh Thaçi besnik i policisë sekrete maqedonase

0
905

Zaev

Liderët politike shqiptare në Maqedoni janë nën kontrollin e plotë të qeverisë se kryeministrit Nikolla Gruevski. Deklaratën e ka bërë Zoran Zaev, lideri i Partisë më të madhe opozitare në vend në një intervistë ekskluzive për A1 Report dhënë gazetares Erjona Rusi.

Zaev shprehet se disponon përgjime që tregojnë për bashkëpunimin e kreut te Partise Demokrate Shqiptare në opozitë, Menduh Thaçi me policinë sekrete të Maqedonisë. Sipas tij, Thaçi i ka premtuar besnikëri deri ne vdekje policisë sekrete maqedonase.

“Vetë publikimet e dëshmive tregojnë se kryetari i partisë më të madhe shqiptare në opozitë, PDSH e cila shoh se në brendësi po pëson ndryshime është e përfshirë në bashkëpunim të fshehtë me shefin e policisë sekrete, i cili është kryesuesi i më shumë zhvillimeve në Maqedoni. Pra ai, për interesat e tij personale është mbështetës i politikave të VMRO DPMNE-së. Është e habitshme se si ai i thotë në telefon shefit të policisë sekrete “Shef jam besnik ndaj teje deri në vdekje”. Njëkohësisht PDSH ka dëshmuar se nuk është opozitë , por pjesë e kabinetit të presidentit të shtetit me propozim të VMRO DPMNE-së, pasi bashkëpunon në shumë projekte të përbashkëta me partinë e Gruevskit. Dhe kjo është një e vërtetë absolute, këtë e dinë të gjithë. BDI është parti e cila direkt merr pjesë në pushtetin ekzekutiv dhe bashkëqeveris edhe pse deputetët e kësaj partie kanë fituar mandatin në mënyrë të paligjshme. Kështu që në Republikën e Maqedonisë nuk ka opozitë në parlament.”- u shpreh Zoran Zaev.

“Atë që mund ta them me siguri është se deri tani nuk kam dëshmi se nëse Ali Ahmeti, Menduh Thaçi apo Rufi Osmani në formë të drejtëpërdrejtë janë përfshirë në krim, por njerëzit e afërt të tyrë të cilët kanë bartur funksione të larta shtetërore po, dhe këto dëshmi do ti publikojmë. Përgjigja pse rreth BDI-së ka shumë pak aktivitete që lidhen me krimin, është se kemi shumë pak dëshmi, dhe jo se s’ka kriminalitet . Pra zyrtarët e BDI-së e kanë ditur se janë të përgjuar , në 80 % të bisedave bëhet fjalë për caktimin e takimeve sy më sy, madje në më shumë raste bëjnë dhe batuta se “na dëgjon ai tjetri dhe përmes telefonit nuk flasim dot”.

Kjo i ka bërë të jenë më të kujdesshëm megjithëse kanë lënë gjurmë që lidhen me krimet financiare”- tha Zaev.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu