Zaev nesër publikon përgjime “bomba” për BDI-në

0
570

Zaev

LSDM nesër do të vazhdojë me publikimin e të ashtuquajturave ‘bomba’ kundër pushtetit lidhur me biseda të përgjuara që zbardhin skandale të qeverisjes aktuale VMRO-DPMNE dhe BDI.

Sipas portalit Plusinfo.mk, përgjimet që do të zbardhen nesër nuk kanë të bëjnë me rastin “Monstra” apo mbylljen e televizionit A1, por do të bëhet fjalë për biznese dhe mënyrën e bashkëqeverisjes së dy partive të koalicionit kryesisht BDI.

LSDM do të vazhdojë me publikimin e bombave, edhe pse me marrëveshjen e 2 qershorit, palët politike ishin dakorduar për ndërprerjen e publikimit të tyre, duke i hapur rrugën zgjidhjes së krizës politike. (INA)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu