Zaev paralajmëron publikimin e bombave, edhe për “Monstra”

0
592

Zaev

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sërish ka paralajmëruar se do të publikojë materialet e përgjimeve të ashtuquajtura ‘bomba’, ndërsa sipas tij, ‘bombat’ për rastin Monstra do të publikohen pas 13 qershorit. Ai këtë e paralajmëroi sot në një intervistë për portalin “Kirilica”.

“Ne duhet të vazhdojmë të zbulojmë të vërtetën në lidhje abuzimet që ka kryer pushteti.  Do të dëgjoni bisedat prej të cilave do të bëhet e qartë se si kanë ushtruar manipulim në organizatat e ndryshme joqeveritare, shoqatave qytetare, se si janë vendosur njerëzit e parë të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, rektorët e universiteteve, në fakultete e të ngjashme. Të gjitha materialet janë të gatshme, dhe do t’i ftojë të gjithë njerëzit nga OJQ-të të cilët do të ndajnë dosjet me bisedat e tyre të përgjuara në mënyrë të paligjshme “, theksoi lideri socialdemokrat, duke paralajmëruar se ‘bomba’ nuk do të shpalosen gjatë procesit të negociimit.

Sipas tij, më të ndjeshme janë “bombat” siç është rasti me “Monstrën” nuk do të publikohet gjatë negociatave, as para protestës së shpallur më 13 qershor, të organizuar nga Lëvizja Besa. Ai shtoi, se nuk është duke hequr dorë nga publikimi i saj, por siç tha ai kjo nuk duhet të rrezikojë më të vlefshmen që arritur në kampanjën “E vërteta për Maqedoninë”, dhe kjo deri më tani është e paparë për unitetin ndëretnik të qytetarëve, e cila u pa edhe në protestën e 17 majit. (INA)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu