Zafir Berisha: Nëse vazhdohet kështu, lufta e armatosur me serbët nuk duhet të përjashtohet

0
829

Zafiri

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, ka vlerësuar se dialogu i vazhduar mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, nuk do të duhej të niste në atë formë siç nisi. Sipas tij, Kosova do të duhej t’ia numëronte Serbisë, dëmet që ajo ia ka shkaktuar Kosovës.

Ai në një intersvistë të dhënë për Gazetën Blic, ka thënë se nëse zhvillimet shkojnë me këtë tëmpo, atëherë nuk duhet të përjashtohet mundësia për një luftë me serbët.

E sa i përket zgjedhjes së Hashim Thaçit për president, ai ka vlerësuar se Thaçi do t’i dalë “dardhë me bisht” Kryemnistrist.

“Unë besoj se Isa nuk po përpiqet që ta bëjë president Hashimin pse e ka në qejf , por, po përpiqet ta ruajë kolltukun e vet të kryeminstrit, po Hashimi ka për t’i dalë “dardhë me bisht”, siç thotë populli, se ne disa e njohim më mirë se Isa kush është Hashimi”, është shprehur deputeti i Kuvendit për Gazetën Blic.

Berisha ka folur edhe për protestën e ardhshme të opozitës, me ç’rast është shprehur i vendosur se protesta e 17 shkurtit do jetë plotësisht e qetë, ndërsa zgjedhjet e parakohshme sipas tij, do të ishte mirë të mbaheshin në muajin qershor apo korrik.

Po ashtu, deputeti i Nismës ka treguar edhe pse Sami Lushtaku është viktimë e Hashim Thaçit.

GazetaBlic: Z. Berisha, vendi qe disa muaj është në një krizë institucionale. Si do të mund të dilet nga kjo situatë sipas jush?

Zafir Berisha: Tash është e qartë se nga kjo situatë e rëndë politike dhe institucionale që e ka përfshirë vendin dilet vetëm me zgjedhje të parakohshme, duke formuar një qeveri teknike, e cila do ta bëjë  një reformë në pakon e ligjeve zgjedhore dha pas disa mujash m’i mbajtur zgjedhjet parlamentare.

GazetaBlic: Ju si opozitë keni thirrur protestë më 17 shkurt. Pse pikërisht me këtë datë?

Zafir Berisha: 17 shkuri identifikohet me Republikën  dhe meqë Republika është në rrezik nga kjo qeveri, e cila ka bërë marrëveshje të dëmshme për vendin, të cilat e vënë në pikëpytje sovranitetin dhe funksionalitetin e Republikës atëherë gjithsesi simbolika edhe në këtë datë e ka mesazhin e vet.

GazetaBlic:  Si do të jetë rrjedha e kësaj proteste dhe me çfarë plani konkret do të dilni këtë ditë?

Zafir Berisha: Protesta është ftuar për të qenë paqësore si edhe protesta e 9 janarit, dhe për mbarëvajtjen e saj janë përgjegjëse organet e sigurisë. Opozita ka për mision masovizimin e protestës  për ta treguar vendosmërinë në kërkesat e saj, po ne nuk mund të garantojmë që grupet e interesit veçanërisht ata që janë të lidhur me partinë në pushtet e që mund të infiltrohen si edhe më 9 janar.

– Isa e Hashimi janë në gjendje ta kallin  Kosovën nga Merdara e në Vermicë!

GazetaBlic: Me rastin e protestës së 9 janarit, ju patët thënë se po nisë t’i vije fundi qeverisë aktuale. Kur mendoni se ky fund do të vije përfundimisht?

Zafir Berisha: Janari ka qenë fillimi i fundit të kësaj qeverie, po ne kemi menduar dhe mendojmë të vie një qeveri, që do të udhëheqet nga njerëz normal, e jo nga fundërrina si Isa e Hashimi qe janë në gjendje ta kallin  Kosovën nga Merdara e në Vermicë, vetëm ta ruajnë pushtetin. Sido që të jetë, ne do të vazhdoimë me vendosmëri kundër këtyre infantilve politikë, të cilët janë duke e rrezikuar perspektivën evropiane të vendit për interesa meskine.

Zafir Berisha

Gazeta Blic: Dje Kryeministri Isa Mustafa para dy dite mbajti takim me Kryeministrin serb në Bruksel. Si e shihni ju këtë, a duhet të vazhdojë dialogu? Pse?

Zafir Berisha: ? E zeza për Kosovën ka filluar më 19.04.2013 me Hashimin, por këtë të zezë për vendin edhe më shumë e ka nxirë Isa Mustafa, duke vazhduar rrugës  së tij, edhe pse e ka thënë të kundërtën më herët. Dialogu as që është dashur të fillojë në këtë format si ka filluar dhe dihet se loja si është luajtur fillimisht, me gjoja biseda tenknike, biseda që janë bërë më shumë se politike, ku Serbia është bërë partnere në rregullimin e brendshëm të shtetit  tonë. Me Serbinë është dashur të flitet për dëmet që ia ka bërë  Kosovës , për mijëra të vrarë për mbi 1600 të pagjetur , për kthimin e librave katastrale , kthimin e fondit pensional , për kompenzimin e miliarda eurove dëme matriale që kanë bërë, e për shumë çështje të tjera , por jo të bisedohet se çka ne duhet dhe si duhet të vepromë në Kosovë.Ky gabim që është bërë në hapa kur kanë filluar bisedimet me Serbinë, do t’i kushtojë shumë Kosovës. Dhe me të drejtë  kam filluar të dyshoj si shumë qytetarë, se kjo garniturë politike ka mision për ta copëtuar  Kosovën dhe në histori nuk është i panjohur rasti kur ajo që është fituar në lufte, është rrezikuar në paqe, ose njerëz që kanë luftuar për vendin, e në fund janë bërë bashkëpunëtor të Serbisë. Dialogu duhet për një kohë të kalojë në moratorium dhe për vazhdimin e dialogut duhet të bëhet një agjendë shtetërore nga të gjithë faktorët në Kosovë dhe shumë gjëra duhet filluar nga zero, nëse vazhdohet kështu lufta e armatosur edhe njëherë me serbët, nuk duhet të përjashtohet në të ardhmen e afërt, sepse e dijmë logjikën të  serbëve qysh nga ardhja e tyre në Ballkan, kah Karpatet e Rusisë- logjikë e luftës për territore.

– Hashim Thaçi do t’i dalë “dardhë me bisht” Isa Mustafës!

GazetaBlic: Isa Mustafa është deklaruar disa herë se Hashim Thaçi do të zgjedhet president.  A do të ndodhë kështu, apo këtë post do ta marrë dikush tjetër?

Zafir Berisha: Unë besoj se Isa nuk po përpiqet që ta bëjë president Hashimin pse e ka në qejf , por, po përpiqet ta ruajë kolltukun e vet të kryeminstrit, po Hashimi ka për t’i dalë “dardhë me bisht”, siç thotë populli, se ne disa e njohim më mirë se Isa kush është Hashimi. Unë po besoi se nuk do të vie deri te seanca per  ta zgjedhur  president, sepse Kosova ka prioritete më të rëndësishme sesa Hashimi të bëhet president (përjashto edhe atë që ai është njeri që shumë dëm i ka bërë vendit dhe që s’e meriton këtë post, të cilin kushtetuta e definon si person i unitetit). Ky  asgjë s’ka të bëjë me këtë shprehje, është karakter i perçarjes dhe i dështimeve në poltikën që i ka bërë shumë dëme Kosovës veçanërisht, pas shpalljes së pavarësisë.

GazetaBlic: Së fundi keni deklaruar se Sami Lushtaku është viktimë e Hashim Thaçit. Pse jeni të bindur për një gjë të tillë?

Zafir Berisha: Po me qindra luftëtarë që nga paslufta, janë trajtuar në mënyrë të padrejtë nga e ashtuquajtura drejtësi ndërkombëtare e vendore dhe Hashimi asnjëherë nuk e ka ngritur zërin për asnjë rast . Për fat të keq, edhe shumë pas tij kanë heshtë për padrejtësitë që u janë bërë luftëtarëve , në mesin e atyre që kanë heshtë ka qenë edhe vetë Lushtaku, i cili për fat të keq po trajtohet në mënyrën më çnjerëzore të mundshme dhe përsëri Hashimi heshtë, për të cilin unë dyshoj se ka për mision t’i elimionojë të gjithë njerëzit që të kaluarën e kanë me luftën dhe rezistencën kombëtare. Shikojeni kabinetin qeveritar: a ka ndonjë veteran të UÇK-së në kabinetin qeveritar? Ai, pra Hashimi, që nga 2003 ka filluar pastrimin e PDK-së nga luftëtarët e UÇK-së dhe aty kanë mbetur tash shumë pak luftëtarë, aty ku udbash e gjithçka ka, po luftëtarë të vërtetë nuk ka, dhe për këtë mendoj se Lushtaku është viktimë e skizofrenisë politike të Hashimit, i cili s’besoj se do të ndalet vetëm me grupin e Drenicës, po do të vazhdojë nëse ky popull nuk mbushet mend, e veçanërisht ata që e përkrahin PDK-në.

GazetaBlic: Ju si opozitë, keni thënë disa herë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Kur saktësisht, mendoni se do të kemi zgjedhje?

Zafir Berisha: Qershori apo korriku janë idealë për të shkuar në zgjedhje.

/GazetaBlic.com/

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu