“Zajednica”, kudo që jetojnë serbët

0
864

zceqani

Ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq, ka deklaruar për mediet serbe se pret që të formohet Bashkësia e Komunave Serbe, e cila do të fillojë me funksionim deri në gjysmën e vitit të ardhshëm. Jevtiq ka thënë se BKS-ja nuk do të ketë ingerenca vetëm në 10 komunat me shumicë serbe, por kudo që jetojnë serbët.

Ai ka përkujtuar se “Zajednica” është rezultat i marrëveshjeve të Brukselit, garanci e të cilës është Bashkimi Evropian dhe se pret që BE-ja të ndihmojë në implementimin, jo vetëm kur bëhet fjalë për BKS-në, por edhe për marrëveshjet tjera. “Deklarata e raportuesit të Parlamentit Evropian për Serbinë, Dejvid Mekalister, se 25 dhjetori është dita e fundit kur duhet të shpallet Statuti i BKS-së, është një mesazh i qartë që të respektohen afatet e harmonizuara në Bruksel”, ka deklaruar ministri Jevtiq, i cili ka shtuar se edhe tani ekzistojnë disa vende në të cilat kushtet e sigurisë nuk  janë në nivelin që do të duhej të ishin.

“Për këtë arsye edhe është e rëndësishme që secila familje serbe, e cila kthehet, të jetë e sigurt dhe nuk insistojmë që njerëzit të kthehen atje ku nuk ka kushte të sigurisë. Nëse flasim për Gjakovën, kushti i parë që nuk është plotësuar është siguria, derisa në rajonin e Gjilanit ekzistojnë probleme ekonomike. Kushtet janë të ndryshme nga vendi në vend, derisa problem të madh paraqesin pronat e uzurpuara të serbëve”, ka sqaruar ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu