Zbardhen 20 000 faqe nga përgjimet për festat e Berluskonit

0
493

Vajzat që merrnin pjesë në festat e Kryeministrit të Italisë, Silvio Berluskon përshkruhen si “ngastër” në të dhënat më të fundit, të cilat zbulohen pak ditë para nisjes së gjyqit ndaj tij. Berluskoni akuzohet “për abuzim me pushtetin” dhe “marrëdhënie seksuale të paligjshme”. Nëse akuzat vërtetohen, ai rrezikon deri në 15 vite burg.

Nga të dhëna e reja, dalë prej rreth 20 000 faqe dokumenta të mbledhura nga hetuesit kryesisht në përgjimin e telefonave, tregohet rreth “haremit” ose e ashtuquajtur festat “bunga-bunga” që organizoheshin për Beluskonin. Nga bisedat telefonike të zbardhura thuhet se femrat thirreshin me kodin “ngastër”.

Shefi i “rekrutimit” të fermave njihet Dario Mora, 55 vjeç, një mik i Berluskonit.
Në bisedat telefonike të zbardhura thuhet se Mora i ka kërkuar një vajze spektaklesh, Roberta Bonasia, që të vishej me një uniformë infermierje duke i dhënë shpjegime se Berluskonit i pëlqente të luante të sëmurin. Pavarësisht këtyre duke se Berluskoni nuk do të jetë i pranishëm në seancë dëgjimore që pritet të zhvillohet të hënën për akuzat për evazion fiskal pasi këtë ditë është parashikuar një vizitë e tij në Tunizi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu