Ikja e shtetasve të Kosovës drejt vendeve evropiane në kërkim të një jete më të mirë, ka boshatisur shumë vendbanime të Kosovës. Një fat të tillë e ka pasur edhe fshati Rakosh i Istogut, raporton KTV.
Si pasojë e varfërisë dhe paperspektivës, shumë familje janë larguar drejtë vendeve evropiane.
Një ide të tillë për largim nga vendlindja e ka edhe Remzi Jahaj, edhe pse nuk ka shumë kohë, që ai ka hapur një kafene në fshat.
E, Miradije Brahimaj, ndonëse nuk ka shumë myshteri në lokalin e saj, ka thënë se nuk ia vlen të merret rruga ilegale.
Në hall me varfërinë janë edhe shumica e banorëve të tjerë të këtij fshati.
Sadri Sadiru, tregon se si të dy djemtë e tij janë të papunë, derisa për këtë gjendje, bënë fajtorë institucionet e vendit. Ata, kanë thënë se nuk ka rrugëdalje tjetër, pos ikjes nga Kosova.
Banorët e Rakoshit shpresojnë se do t’u ndihmojë Komuna dhe Qeveria, se ndryshe do të zbrazet i tërë fshati.