Zbulimi Epokal i Hashim Thaqit

0
717

hashim-thaci

Hashim Thaçi ka një “gjetje” për Gjykatën Speciale: poqese nuk e formojmë do të na kontestojnë lirinë e pavarësinë!

Telegrafi: Formimi i Gjykatës Speciale shumë shpejt do të prezantohet para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ku disa prej tyre, përfshirë edhe ata të koalicionit qeverisës kanë theksuar se do të votojnë kundër kësaj gjykate. Sa jeni të sigurt se kjo gjykatë do të votohet, dhe a keni arritur që t’i bindni deputetet tuaj që të votojnë pro. Cilat janë pasojat nëse dështon votimi i Gjykatës?
Thaçi:
Projekti i shtetit të Kosovës është ndër projektet më të suksesshme të botës perëndimore dhe si i tillë ende kundërshtohet nga ata që kërkojnë të jetojnë sipas disa vlerave tjera, që as ne nuk i përqafojmë e nuk i kultivojmë. Si pasojë, shteti i Kosovës ende përballet me kundërshtime nga disa shtete të botës, që kërkojnë të diskreditojnë projektin tonë të përbashkët me perëndimin. Këto fushata kanë provuar të hedhin njolla edhe në luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ka ardhur koha që t’i japim një përgjigje një herë e përgjithmonë këtyre shpifjeve dhe insinuatave.

Gjykata Speciale është mjet i jonë që t’i përgjigjemi të gjithë atyre që shpifin kundër UÇK-së dhe kundër Kosovës, dhe t’u tregojmë të vërtetën. Nëse ne vet nuk e bëjmë këtë, atëherë ju japim të tjerëve të drejtë që vazhdimisht të kontestojnë të drejtën tonë për liri dhe pavarësi. Nëse nuk ju japim përgjigje këtyre akuzave, atëherë do të lejojmë që në forume tjera, aktorë tjerë, të kërkojnë hetim të këtyre shpifjeve dhe të vazhdojnë të na njollosin pa të drejtë me vite e vite të tëra.

Telegrafi: Situata në Maqedoni paraqitet tepër e rëndë, veçanërisht në kampin e shqiptarëve. Madje gjatë së shtunës kanë humbur jetën disa shqiptarë. A keni kërkuar raport nga qeveria Gruevski për ndodhitë e fundit në Maqedoni?
Thaçi:
Situata në Maqedoni, sidomos javën e fundit, vërtetë është e rëndë, por Marrëveshja e Ohrit ka vënë kornizën më të mirë për të ndërtuar një Maqedoni në të cilën të gjithë do të jenë të barabartë. Integriteti territorial i Maqedonisë përkrahet nga të gjitha shtetet fqinje të saj dhe është e rëndësishme që në këto rrethana të rënda theksi të vihet tek mundësitë që të ecet përpara në stabilizimin e vendit.

Si Ministri e Jashtme, por edhe si Qeveri e Kosovës, kemi reaguar menjëherë në çdo zhvillim në Republikën e Maqedonisë dhe kemi apeluar për vetëpërmbajtje dhe për zgjidhje paqësore e me rrugë politike të të gjitha kontesteve. Duke qenë të vetëdijshëm se zgjidhjet mund të arrihen vetëm me proceset përgjegjëse politike, që tanimë janë të instaluara në Republikën e Maqedonisë, ne me këmbëngulje dënojmë çdo akt dhune dhe do të vazhdojmë të dënojmë çdo akt të dhunshëm. Ambasada jonë në Maqedoni është duke i përcjellur për së afërmi të gjitha zhvillimet dhe me informacione të ndërsjella tashmë po qartësohen paqartësitë eventuale për rastin e fundit, kurse ne si shtet do të vazhdojmë të promovojmë paqen dhe stabilitetin në vend dhe në rajon. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu