Zbulohet dokumenti: Shqiperia rishikon marrëdhëniet me OSBE

0
855

OSB

Pas zhurmës dhe pakënaqësive që mbolli raporti konfindencial i OSBE-së i publikuar në lapsi.al qeveria shqiptare ka dërguar marrëdhëniet me këtë organizëm ndërkombëtar në pikën e tyre më të ulët. Në një letër që Ministria e Jashtme u ka dërguar ministrive të tjera dhe institucioneve te vendit argumenton se prania e OSBE-së shihet me vend për tu reduktuar.

Në letër thuhet se tashmë roli i OSBE është i tepërt në një vend tashmë anëtar i NATO-s, dhe që pret të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Sipas qeverisë shqiptare zhvillimet pozitive të demokracisë shqiptare, rritja e rolit dhe profilit të Shqipërisë në rajon dhe më gjerë, kanë sjellë një ndryshim rrënjësor të marrëdhënieve të vendit tonë me OSBE-në.

“Zhvillimet pozitive të demokracisë shqiptare, rritja e rolit dhe profilit të Shqipërisë në rajon dhe më gjerë, anëtarësimi në NATO dhe marrja e statusit të vendit kandidat në BE, kanë sjellë një ndryshim rrënjësor në marrëdhëniet tona me OSBE. Shqipëria nuk është vetëm konsumatore e ekspertizës së OSBE, por kontribuon në mënyrë të qenësishme në ruajtjen dhe promovimin e rolit të Organizatës në arkitekturën e sigurisë në Evropë. Parë në këtë këndvështrim, zhvillimet në Shqipëri do të justifikonin ndryshimin e mandatit të pranisë së OSBE në vendin tonë dhe tkurrjen e saj në disa fusha përparësore”– rekomandon zyrtarisht Ministria jonë e Jashtme.

Gjithashtu qeveria shqiptare gjykon të domosdoshme rishikimin e asistencës se OSBE në drejtim të ecurisë së reformave në vendin tonë, duke vlerësuar gjithnjë e më shume kapacitetet tona të brendshme për të ecur në rrugën e reformave në vend.

Ministria e Punëve të Jashtme, e gjykon të domosdoshme rishikimin e asistencës së OSBE në drejtim të ecurisë së reformave në vendin tonë, duke vlerësuar gjithnjë e më shumë kapacitetet tona të brendshme për të ecur në rrugën e reformave në vend”, – thuhet ne letrën drejtuar ministrive nga ana e MPJ.

Në letër kërkohet që të bëhet një pasqyrë e të gjitha projekteve që ministritë kanë në proces me OSBE-në, periudha kohore e tyre, koston por edhe nëse ka të tjera institucione kontribuese në to. Më tej qeveria kërkon ide për realizimin e ndonjë projekti të rëndësishëm me OSBE, por të cilat të mos jenë në vlera të mëdha dhe të jenë për një periudhe afatshkurtër. Ministria e Jashtme ka kërkuar që ky informacion nga institucionet e tjera shtetërore të vijë brenda datës 23 shtator.

Rekomandimi i Ministrisë së Jashtme vjen pak dite pasi në lapsi.al është publikuar raporti konfidencial i OSBE-së, qe implikon zyrtarë të lartë dhe deputetë në afera korruptive, të cilët i kanë vlerësuar informacionet si të pavërteta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu