“Naser Makolli ka pasur më shumë detaje lidhur me rastin Dehari, cilido institut që vjen të hetojë rastin e Deharit nuk mund të komunikojë tashmë me dëshmitarin kryesor, ka thene Avokati Tomë Gashi.
Naser Makolli ka qenë në cilësinë e dëshmitarit. Makolli pas vizitës së vëllait të tij, ka kërkuar që unë të shkojë ta vizitojë. Makolli më ka thirrur mua nga telefoni zyrtar nga burgu i Lipjanit dhe më ka kërkuar që të shkoj ta vizitojë dhe më ka thënë se tri deklaratat e tij janë shumë pak në krahasim me kreit ate cka i kanë bërë Astritit në Prizren, në kuptimin e maltretimeve fizike”.
“Unë i kam thënë se janë dy mënyra që ta vizitojë, të shkojë si avokat mbrojtës por ai më ka deklaruar se nuk kanë mundësi të paguajnë për shërbimet e mia, dhe ka pasur mundësi të dërgojë letër familjes Dehari ose mua, dhe aty të shkruajë të gjitha ato që do.
Fjalën e fundit që e ka thënë, është se njëri nga vëllezërit e tij do të më japë më shumë informata, por kjo nuk ka ndodhur kurrë” ka thënë Tomë Gashi, në një intervistë në Info Magazine të Klan Kosovës.