Zbulohet identiteti i vrasësit të Bin Ladenit në Pakistan

0
700

Bin Osama

Së shpejti do të bëhet i ditur emri i personit i cili më 1 maj të vitit 2011 në Pakistan vrau udhëheqësin e rrjetit terrorist “Al Kaida”,  Osama Bin Laden, që në atë kohë ishte personi më i kërkuar në botë, pas sulmeve të 11 shtatorit të 2001 në Kullat binjake në SHBA.

Bëhet fjalë për një pjesëtar të njësiteve elitare antiterroriste që mbajnë emrin “Navy SEAL Team”.

Rrjeti televiziv amerikan “Fox News” ka paralajmëruar se në fillim të muajit të ardhshëm do të emitojë një intervistë ekskluzive me personin i cili gjatë aksionit ka depërtuar dhe ka hyrë në shtëpinë ku ishte fshehur Osama Bin ladeni dhe kështu e ka vrarë udhëheqësin e rrjetit terrorist ndërkombëtar.

Në këtë emision do të paraqitet edhe vetë pjesëtari i njësiteve speciale, i njohur me nofkën “The Shooter” dhe për herë të parë pas gati dy vjet e gjysmë do të flet për hollësitë e aksionit që u zhvillua më 1 maj të vitit 2011 në qytetin Abbottabad në veri të Pakistanit.

”FOX News”  do të paraqesë dhe do të shfaq filmin e ri dokumentar me titull “Njeriu që vrau Osama Bin Ladenin”,  ditën e martë më 11 nëntor dhe ditën e mërkurë më 12 nëntor.

Çastet e fundit të jetës

Gjatë dy mbrëmjeve, teleshikuesit do të munden të njihen me rrëfimin e anëtarit të  “Navy SEAL-it” që pohon se ka shkrepur plumbin që ka vrarë udhëheqësin e rrjetit  terrorist, që në tërë botën krijonte tmerr dhe ankth. Në këtë dokumentar  do të flitet edhe për stërvitjen e anëtarëve të njësiteve speciale antiterroriste, do të flitet mbi disa aksione interesante si dhe për aksidentin e helikopterit ushtarak që ka ndodhur një natë para vrasjes së Osama Bin Ladenit.

Vrasësi i Bin Ladenit do të flet edhe për çastet dhe momentet kur është gjetur ballë për ballë me Bin Ladenin dhe momentet e fundit të jetës së këtij personi të shumëkërkuar në tërë botën. (INA)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu