Zbulohet: Lutfi Haziri kryeministër!

0
608
Zbulohet: Lutfi Haziri kryeministër!

Analisti politik, Astrit Gashi në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka folur për përpjekjet e presidentit Hashim Thaçi për shkarkimin e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.

Ai ka thënë se Hashim Thaçi i ka bërë ofertë Lidhjes Demokratike që të hyjë në Qeveri, duke ia ofruar këto poste të larta në qeveri.

“PDK përmes Hashim Thaçit i ka bërë ofertë LDK-së që të hyjë në qeveri. Thaçi ia kishte ofruar LDK-së postin e kryeministrit. Madje, edhe ishte caktuar Lutfi Haziri si kandidat për kryeministër”, ka theksuar Astrit Gashi, raporton Gazeta Blic.

Sipas Gashit, pos kryeministrit, LDK-së ia janë ofruar edhe 5 ministri, të cilat do t’I zgjedhte vetë partia e drejtuar nga ana e Isa Mustafës.

“Kjo ofertë e LDK-së është refuzuar dhe kësisoj ka dështuar ky plan”, ka theksuar Gashi.

Ndryshe edhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ditë më parë në një intervistë të dhënë për media ka theksuar se ka pasur ofertë nga PDK për rrëzimin e Ramush Haradinajt, dhe marrjen e LDK-së në qeveri.

Por, kjo deklaratë e Hazirit është mohuar nga ana e drejtuesve të Partisë Demokratike të Kosovës.

Zbulohet: Lutfi Haziri kryeministër!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu