Zbulohet plani rus për pushtimin e Ukrainës

0
601

Putini

Moska, për më shumë se 12 muaj është duke planifikuar aneksimin e disa pjesëve të Ukrainës, siç dëshmohet nga plani që “rrodhi” nga zyra e presidentit rus, Vladimir Putin, raporton gazeta britanike “The Independent”.
Zyra e Putinit, sipas këtij plani, ka hartuar një “rrugë” të hollësishme rreth mënyrës se si separatistët pro-rusë do t’ia mundësojnë Moskës që ta aneksojë Krimenë dhe disa krahina lindore, vetëm disa javë para se të rrëzohet presidenti i atëhershëm i Ukrainës, Viktor Yanukovych, dhe shpërthimit të krizës në Ukrainë, shkruan gazeta e lartpërmendur britanike, transmeton Telegrafi.

Sipas një dokumenti, zyrtarët rusë ishin në dijeni se epoka politike e Yanukovychit ishte duke përfunduar, kështu që hartuan një plan me anë të së cilës do të organizonin një “grusht-shtet”, që do të rezultonte sjelljen e shtetit rus brenda territorit ukrainas.

Këto pretendimet të bujshme janë publikuara edhe në gazetën ruse “Novaja Gazeta”, një nga të përditshmet e fundit të pavarura në këtë vend, e cila sivjet ishte nominuar për çmimin Nobel të Paqes për punë hulumtuese.

Ky dokument që u zbulua sot, sipas gazetës ruse, i është dorëzuar presidentit Putin për shqyrtim në mes 4 dhe 12 shkurtit të vitit të kaluar, në të njëjtin muaj kur Yanukovychin e shkarkoi Parlamenti ukrainas.

Ndër pikat kryesore të planit rus ishte që “fillimisht, të bëhej një zhvlerësim përbuzës ndaj Yanukovychit, i cili më vonë në Rusi do të paraqitej si një viktimë e grusht-shtetit dhe të shpallej si i vetmi udhëheqës legjitim i Ukrainës”.

Në një pjesë të dokumentit theksohet nevoja e destabilizimit të Ukrainës perëndimore, ndërsa për fillimin e pushtimit të Krimesë dhe disa territoreve të Ukrainës lindore, është e nevojshme që të krijohen edhe disa ngjarje tragjike, që më pas do ta legjitimonin pushtimin ushtarak. Por, edhe ky do të ishte një justifikim moral për Putinin!

Kujtojmë se ditë më parë forcat ukrainase janë larguar nga qyteti lindor Debatlseve, pas marrjes nën kontroll të pjesës së më të madhe të qytetit nga separatistët me ndihmën e shtetit rus.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu