Zbulohet projekti italian: Qytetet ku do të ngrihen impiantet për plehrat në Shqipëri

0
715

Gazeta “Shekulli” ka zbuluar ekzistencën e një materiali voluminoz mbi Shqipërinë të hartuar nga Agjencia Rajonale për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Ambientit (ARPA), me qendër në rajonin e Pulias në Itali, e cila është angazhuar në hartimin e një projekti që ka për qëllim “aktivizimin në një hapësirë të përbashkët italo-shqiptare për përgatitjen e instrumenteve njohës, metodologjinë dhe veprimin mbi fenomenin e plehrave, edhe të lidhur me trafiqet ilegale ndërkufitare”. Projekti quhet “SCORIA”. Drejtor i përgjithshëm është Prof. Giorgio Assennato, ndërsa përgjegjës i projektit është avokat Vittorio Triggiani. Volumi i dytë i projektit me 345 faqe i bën një autopsi gjendjes së plehrave në Shqipëri. Në faqen 282 të projektit vjen seksioni i trajtimit të mbetjeve urbane, ku bëhet një vlerësim i situatës dhe ka objektiva që shtrihen nga vitet 2006-2020, çka do të thotë që për italianët tashmë, sjellja e plehrave në Shqipëri është një punë e kryer dhe afatgjatë.

**********

Ligji i miratuar disa ditë më parë nga Parlamenti Shqiptar është hapi i parë. Italianët janë ndër ata që e dinë më mirë se ne se çfarë do vijë në vazhdim. Ndërkohë që në Shqipëri zërat që lajmërojnë rrezikun mbyten nga propaganda e jashtëzakonshme e një qeverie që ka blerë tashmë thuajse tërësisht median e vendit, planet e atyre që e dinë se çfarë kërkojnë dhe çfarë do bëjnë, avancojnë.

Sipas projektit S.C.O.R.I.A., – (volumi i dytë e hartuar nga Agjencia Rajonale për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Ambientit (ARPA), me qendër në Pulia, Itali), – Shqipërisë i duhen shumë impiante për trajtimin e mbeturinave urbane, industriale, të rrezikshme apo të parrezikshme.

Në kapitullin për gjendjen në Shqipëri dhe projektet e ardhshme, jepet një listë e gjatë. Aty flitet për një grup qytetesh që do shërbejnë si zona për ndërtimin e vend-përpunimit të plehrave dhe për një grup tjetër ku do ndërtohen impiante për trajtimin e plehrave.

Në planet e parashikuara në projekt janë parashikuar në fazën e parë 8 ndërmarrje të mëdha për ndërtimin e vend-përpunimit të plehrave në qytetet shqiptare. Në listë (pra si vend-përpunimi plehrash) janë qytetet e Vlorës, Elbasanit, Beratit e Gjirokastrës me vlerë totale prej 15 miliardë lekësh.

Sipas projektit qeveria shqiptare nuk i ka këto fonde dhe “u duhet patjetër ndihma e huaj”. (këtu përmendet në parantezë ndihma e dhënë nga projekti i BE-së CARDS për të financuar projektet e punëve publike të ndërmarra nga Ministria e Ambientit dhe Ministria e Punëve Publike në Shqipëri).

Ndërkohë Maliqi, Vlora (sërish) dhe Shkodra, do të kenë impiante për trajtimin e plehrave. Sipas hartuesve të projektit, një grup i huaj ka financuar hartimin e një studimi fizibiliteti për ndërtimin e një impianti gjigant plehrash në Maliq të Korçës.

Në projektin italian që ka në duar “Shekulli”, thuhet se ky impiant i trajtimit të plehrave në Maliq do të ketë kapacitet 1.5 milionë metër kub dhe me densitet të ngarkesave kompakte prej 0.9 ton/m³, dhe një cikël jetëgjatësie prej 20 vitesh. Do të jetë në një sipërfaqe prej 13 hektarësh, 10 nga të cilat për ndarjen e plehrave. Sipas italianëve të projektit të sipërcituar, “një impiant i tillë do të kënaqte kërkesat e tërë rajonit”. Përveç këtyre parashikohet një impiant tjetër në Shkodër, si dhe një në Vlorë.

 

Tensioni, pritet zbarkimi i parë në Portin e Durrësit

Disa OJF që ndjekin me vëmendje informacionet mbi importin e plehrave në Shqipëri kanë sinjalizuar mbrëmë në redaksi se anijet e para me plehra janë nisur drejt Durrësit, pavarësisht se ligji nuk ka hyrë ende në fuqi. Deri rreth orës 23.00 të mbrëmjes së djeshme nga monitorimi në portin e Durrësit nuk janë vënë re mbërritje, por sipas OJF-ve në fjalë, një zbarkim i parë i mundshëm masiv, mund të ndodhë gjatë orëve të natës. Disa ditë më parë, edhe nënkryetari I Bashkisë së Napolit, deklaroi se anijet e para me reth 7 ton plehra secila janë gati për tu nisur, por destinacioni i tyre mbahet secret, për shkak të frikës sipas tij nga revolta të popullatës pritëse. Destinacionet e mundshme janë Rumania dhe Shqipëria.

Konsulli Amerikan ne Napoli: Camorra e Ndragheta me syte nga Shqiperia

Wikileaks ka publikuar disa telegrame sekrete per trafikun e plerave ku permendet Shqiperia. Ne vazhden e ketyre publikimeve nje prej me te rendesishmeve jane disa telegrame te derguara nga konsullata amerikane ne Napoli.

Ne tekstin e gjate te njerit prej tyre permendet dhe vendi yne si nje vendet ku eshte drejtuar vemendja e dy prej grupeve me te medha mafioze ne Itali Camorra dhe Ndrageta.

Ajo qe bie ne sy gjate ketij telegrami eshte shqetesimi i madh i autoriteteve amerikane ne lidhje me mungesen e bashkepunimit te drejtesise italiane me ate shqiptare per te luftuar seriozisht rrenjet e ketyre dy organizatave dhe perhapjen e aktiviteteve te tyre ne te cilat mbetjet e rrezikshme dhe shkembimet droge-arme jane nga me te rendesishmet.

Ne duhet te nxisim bashkepunimin shume me afer midis autoriteteve italiane me homologet e tyre ne Shqiperi – raporton mes te tjerash konsulli amerikan ne Napoli.

Ne disa telegrame te tjere konsulli ngre nje shqetesim tjeter shume te pranishem ne jug te Italise qe deshmon nje situate importesh ushqimore me radiacion qe hidhen ne treg per te maksimalizuar fitimet.

Jane kryesisht ushqime qe kane si lende te pare produkte te ardhura nga tokat e helmuara si pasoje e varrosjes se mbetjeve radioaktive. Mafia e Kampanjas pikerisht ajo qe kishte ne planet e saj Shqiperine dhe Kosta Riken si vend-mberritje te mundshme te ardhshme ne trafikun miliardesh te mbetjeve radioaktive nga etja per fitime e ka futur tashme radioaktivitetin edhe ne industrine ushqimore – mesohet nga kabllogramet e nxjerra nga ikileaks.

Konsulli amerikan J. Patrick Truhn ne Napoli ka raportuar disa deshmi tek eproret e tij te marra ne jug te Italise. Hetimi i tij u cua me tej nga njerez te sherbimeve sekrete amerikane CIA dhe FBI.

Ne Kampanja – shkruante diplomati amerikan pas mbledhjes se deshmive ne jug te Italise – ne rreth dy te tretat e furrave te bukes te rajonit gatuhet me lende te toksikuar. Ne Kazerta fabrikat ilegale qe prodhojne Mocarelen tashme perdorin nje qumesht pluhur qe merret ne Bolivi thuajse falas dhe ka permbajtje te larte radiacioni.

Sipas asaj qe shkruan diplomati amerikan kamorristet hedhin ne treg prodhime me etiketen Made-in-Campania te cilat shiten si fruta te prodhuara ne menyre bio por ne fakt jane importe klandestine mes te cilave molle te helmuara me pesticide te Moldavise kripe nga Maroku etj

 

19 kabllograme per klanet e Napolit

Kabllogramet e Wikileaks per Napolin jane 19 sipas llogarive te revistes gjermane Der Spiegel nga te cilat jane publikuar deri me tani vetem 5. Mocarela e zbardhur me kimikate fileto me anabolizante sallatra te kultivuara mes mbeturinave te demshme buke toksike. Nje menu vertet vrasese. Nje xhiro biznesesh gastronomike 70 miliarde euro qe menaxhohet ne Kampanja nga 30 klane.

Qe mafia italiane e trafikut te mbetjeve i ka vene tashme duart te ushqimi e thote edhe Peppe Ruggiero kuratori i raportit Ecomafia te Legambiente. Nga pjata e pare te embelsira. Dhe pas kesaj jane prape klanet – thote ai.

Edhe te ne kane arritur sinjale permes letrave anonime- thote Ruggiero qe denoncojne ardhjen ne portin e Napolit nga vendet aziatike Kina vecanerisht te kontejnereve me permbajtje te dyshimte. Kamorra ka monopolin e bizneseve te tilla kjo te ben te besosh se klanet jane pas ketyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu