Zbulohet statuja e Aleksandrit të Madh në Bylis, monedha e Justinianit dhe objekte të tjera /Foto

0
121

Vetëm pak ditë gërmime në qytetin antik të Bylisit kanë nxjerrë në dritë thesare të nëntokës shqiptare.
Misioni arkeologjik nën drejtimin e Neritan Cekës njoftoi për zbulimin e një cisterne të madhe me pesë nënndarje, që konsiderohet më e madhja e zbuluar ndonjëherë në Ballkanin Jugor.

Por gërmimet kanë nxjerrë në dritë edhe një statujë të Aleksandrit të Madh, një monedhë me portretin e Perandorit Justinian si dhe një tempull natyror me mbishkrime për mbarësi në udhëtimet e gjata të banorëve të asaj kohe.

Mendohet se zbulimet e bëra deri tani në Bylis, janë vetëm 1/10 e asaj që fsheh nëntoka.

Arkeologu Neritan Ceka, që drejton njësinë dhe ekspeditën, duke përshkruar praninë kulturore helene e romake, gjithashtu dhe bizantine, thekson iliricitetin e qytetit, veçoritë e teatrit klasik të komedisë me 7.500 vende, në mënyrë të veçantë befasitë që mund të rezultojnë pas kërkimeve në “episcopal pallas” dhe në nekropol.

Ceka nuk i kursen në këtë rast falënderimet për mbështetjen e autoriteteve vendëse qoftë dhe me gjeste simbolike, të afaristëve mallakastriotë dhe të mirëdashësve të arkeologjisë dhe lashtësisë së qytetërimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu