Zbuten veteranët: Po e shqyrtojnë mundësinë ta padisin rektorin e UP-së (DOKUMENT)

0
730

OVL - UCK

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, po shikojnë mundësinë e ngritjes së një padie për rektorin e Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu për siç thonë ata, shkeljet e bëra me rastin e mosrespektimit të memorandumit për pranimin e studentëve të kategorive të Organizatave të Dala nga Lufta e UÇK-së. Sipas drejtuesve të këtyre organizatave, rektori në letrën dërguar atyre me të cilën njofton për ndërprerjen e memorandumit të bashkëpunimit, pranon se memorandumi ka ekzistuar dhe ai duhet të jep llogari për mos zbatimin e tij.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve Xhavit Jashari thotë për KosovaPress se që nga dita e nesërme do të konsultohen me organet e tyre, ku do të thërrasin në takim përfaqësuesit e OVL-UÇK-së dhe degëve që kanë nëpër të gjitha komunat e Kosovës dhe bashkërisht do të sjellin një vendim se cili do të jetë veprimi e tyre i mëtutjeshëm për të detyruar rektorin e UP-së që t’ua bëjë të mundur regjistrimin e këtyre studentëve që parashihet në memorandumin e mirëkuptimit.

Madje, ai thotë se do të shqyrtojnë edhe mundësinë që të ngrisin padi ndaj rektorit të UP-së, Ramadan Zejnullahu për mosrespektimin e memorandumit dhe shkeljeve tjera që ka bërë në raport me studentët e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së.

Jashari: Mund ta padisim rektorin

“Ne do të konsultohemi edhe për shkeljet, meqë janë të identifikuara edhe në letrën e ministrit që janë evidentuara dhe shkeljet tjera që ka bërë dhe pranimi i disa studentëve pa bashkëpunimin tonë, që për një numër të caktuar nuk e dimë se nga cila kategori vijnë. Megjithatë, të gjitha këto shkelje që i ka bërë ne do të përdorim edhe ato bazën ligjore, do të konsultohemi dhe ekziston mundësia të ngrisim padi ndaj gjithë këtyre shkeljeve që ka bërë në kuadër të memorandumit dhe në kuadër të asaj që në radhë të parë që ka bërë shkelje me konkursin për pranimin e studentëve në UP që parashihet si kuotë e veçantë të pranohen edhe studentët e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së”, tha Jashari.

Jashari thotë se në një letër të dërguar me datën 9 janar, rektori Ramadan Zejnullahu i njofton udhëheqësit e OVL-UÇK-së, për shkëputjen e memorandumit të bashkëpunimit, e cila sipas tij, nuk mund të bëhet në mënyrë të njëanshme. Madje, ai thotë se me këtë rektori fakton ekzistimin e ati memorandumi dhe me moszbatimin e tij ka bërë shkelje për të cilën duhet të jap llogari.

Jashari: Rektori njëanshëm s’mund të heq dorë nga memorandumi

“Nuk mund të heq dorë në mënyrë të njëanshme nga ky memorandum, por në pikat e memorandumit që kemi hartuar dhe nënshkruar nga OVL-UÇK dhe rektoratit të UP-së, janë tri pika. Në një pikë thuhet se palët janë të obliguara ta respektojnë memorandumin e mirëkuptimit dhe në një pikë tjetër thuhet se memorandumi mund të pësoj ndryshime dhe plotësime por me pajtimin e palëve nënshkruese, dhe në një pikë tjetër thuhet në qoftë se njëra palë tërhiqet nga memorandumi i bashkëpunimit është i obliguar që një muaj ditë në afat minimal ta njoftoj palën tjetër për ndërprerjen e memorandumit të bashkëpunimit. Pra gjithë këto janë shkelje që njëanshëm i ka bërë rektori”, thekson ai.

Ai me tutje shton se në letrën që Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami të dërguar rektorit Ramadan Zejnullahu, kryesueses së Këshillit Drejtues të UP-së, Shefkije Islamaj, kryeministrit Isa Mustafa dhe Zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi, janë të evidentuara edhe shkeljet që ka bërë rektori.

Në letrën e Ministrit Bajrami, që kishte evidentuar si shkelje të rektorit, ishte se konkursi kishte paraparë që kandidatët e kategorive të familjes së ngushtë të dëshmorit, veteranëve dhe invalidëve të luftës, të cilët kanë arritur pragun minimal të kalueshmërisë do t’i nënshtrohen konkurrencës brenda një kuote të veçantë të përcaktuar nga Universiteti i Prishtinës në bashkëpunim me MAShT-in dhe shoqatat përkatëse. Sipas ministrit Bajrami, kjo kuotë, është anashkaluar nga Universiteti i Prishtinës.

“Ne besojmë që duhet të respektohen obligimet ligjore të përcaktuara dhe institucionet nuk duhet t’i shmangën përgjegjësisë për lëshimet e mëhershme në mos përmbushjen e obligimeve të përcaktuara me konkursin e shpallur në afatin e parë, pavarësisht kërkesave joformale dhe të karakterit jozyrtar që mund të kenë pasur grupe të caktuara. Konkursi i shpallur dhe kushtet dhe kriteret e përcaktuara në të, janë miratuar nga Senati i Universitetit të Prishtinës në mbledhjen e mbajtur me 30 maj 2014 dhe si të tilla sipas parimeve dhe dispozitave juridike, paraqesin referencë ligjore që obligon palët”.

“Bazuar në shkresën tuaj po kuptoj që Senati i Universitetit të Prishtinës, në mbledhjen e mbajtur me 16 tetor 2014 ka marrë vendim që të pranohen të gjithë kandidatët nga familjet e dëshmorëve që kanë aplikuar në konkursin e shpallur në afatin e parë dhe të cilët kanë arritur pragun minimal të kalueshmërisë. Më lejoni të iu rikujtoj që ky vendim nuk ka përfillur një nga kushtet e përcaktuara në konkursin e parë nga vetë Senati i Universitetit të Prishtinës, që kandidatët nga këto kategori t’i nënshtrohen konkurrencës brenda një kuote të veçantë të përcaktuar nga Universiteti i Prishtinës në bashkëpunim me MAShT dhe shoqatat përkatëse. Për më tepër, vendimi i Senatit nuk përfshin kandidatët nga familjet e ngushta të veteranëve dhe invalidëve të luftës, përkundër që kandidatëve nga këto kategori të cilët kanë arritur pragun minimal të kalueshmërisë, ju është dhënë e drejta e konkurrencës brenda një kuote të veçantë, sipas konkursit të shpallur në afatin e parë të miratuar nga Senati i Universitetit të Prishtinës në mbledhjen e mbajtur me 30 maj 2014”.

“z. Rektor, Universiteti i Prishtinës duhet gjithmonë të bëjë regjistrimin e studentëve sipas kushteve akademike të përcaktuara me konkurset e shpallura për pranimin e studentëve sipas vendimeve të organeve të tij”, janë shkeljet që sipas OVL-UÇK-së, i ka evidentuar edhe Ministri Arsim Bajami.

Gjatë ditës së sotme, OVL-UÇK-të, kanë zhvilluar edhe një takim me Ministrin e Arsimit, Arsim Bajrami, për të diskutuar rreth këtij probleme. KP

Doc. 1

Doc 2

 

Doc 3

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu