“Zbutet” Blloku: Nuk përjashton takimin, por marrëveshjen me Thaçin

0
740

Hasha me rambon

Pas takimit të mbrëmshëm, liderët e Bllokut kanë vazhduar edhe sot takimet.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se janë duke u përgatitur që ta sqarojnë anën ligjore për të vazhduar zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve në seancën e ardhshme.

Ai ka shtuar se këtë javë do t’i qartësojnë qëndrimet dhe veprimet se si do të veprohet në këtë proces. Haradinaj ka thënë se ata mund të kenë takim me kreun e PDK-së Hashim Thaçin, por ka shtuar se nuk mund të ketë marrëveshje dhe se ky qëndrim është i prerë nga ana e bllokut.

“Nuk do të ketë ri definim të bllokut sepse marrëveshja është shumë në rregull problemi është te PDK-ja dhe Thaçi”, ka thënë Haradinaj.

Kreu i AAK-së, u shpreh se askush prej kryeqendrave nuk kërkon të qeverisim bashkë me Hashim Thaçin.

“Nuk ka fuqi ne botë që mund të na detyrojë të bëjmë koalicion me PDK-në. Ne nuk kemi thënë që s’do të takohemi ndonjëherë me Thaçin, por nuk e duam atë si partner të koalicionit. Nuk mund të bëhet koalicion me një parti që po e shkatërron shtetin. Është koha që PDK të reflektojë dhe të lëshojë rrugë”, ka theksuar ai.

I pyetur se pse nuk e kanë shfrytëzuar Blloku të drejtë që të kërkojë sqarim nga Gjykata Kushtetuese dhe jo minoritetet, ai tha se edhe minoritetet e kanë këtë të drejtë. /koha/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu