Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit arsyeton vendosjen e flamurit turk

0
934

flamuri-turk

Fotografi të flamujve të Turqisë të vendosur në qytetin e Prizrenit në 27 nëntor kanë vërshuar gjithandej nëpër internet. E një ditë më pas, sot, 28 nëntor ndodhi edhe një sulm në objektin e Konsullatës së Turqisë në Prizren. Krejt kjo si pakënaqësi për vendosjen e flamujve Turq ne Prizren.

Por, Ymer Berisha nga radhet e PDK-se, zëdhënës i Komunës së Prizrenit, jep një arsyetim për këtë.

Ai thotë se që nga paslufta në Komunë e Prizrenit është një Komision i cili vendos për vendosjen e flamujve gjatë festave, e që sipas tij, gjithmonë ka edhe flamuj të shteteve të tjera.

Berisha, thotë se vendosen flamuj të shteteve mike që ndihmuan pavarësinë e Kosovës.

“Që nga paslufta ne vendosim edhe flamuj të Turqisë, Amerikës, Britanisë dhe eventualisht shteteve që kanë kontribuar për pavarësinë e Kosovës. Por kesaj radhe kemi vendosur vetem Flamuj te Shqipris dhe turqis, ka pasur edhe flamuj të shtetit gjerman, meqë KFOR-i Gjerman i ka vendosur në Prizren” tha ai.

Berisha shpjegon se si vendosja e flamujve nuk ka të bëjë me lidershipin e Komunës së Prizrenit, por që Komisioni teknik vendos për ta.

“Në Prizren kanë qenë të vendosur tre flamuj turk, pesë amerikan, pesë britanik, pesë gjerman, krahas atyre kombëtar për festën e 28 nëntorit”, tha Berisha por ata nuk u pane dje as sot askund dhe kjo duket qe Berisha e ka vetem arsytim.

Berisha e konfirmon se pati një sulm te Konsullata e Turqisë në këtë qytet, por thotë se me pjesën tjetër po merret Policia.

“As që e kemi diskuar çështjen e reagimeve të disa persona në lidhje me vendosjes e flamujve. Nuk është çështje që meriton vëmendje. Ne, festojmë bashkë me të gjithë miqtë që kanë ndihmuar pavarësinë e Republikës së Kosovës”, thotë Berisha.

I pyetur se sa për qind e banorëve në Prizren janë turk, tha se janë diku rreth 5 %, por që sipas tij, vendosja e flamujve nuk ka të bëjë me numrin e banorëve të këtij komuniteti por me Miqsin qe Shqiptaret kane me Turqin dhe Interesat e Kosovës me Shtetin Turk dhe Kryministrin Erdogan.

Por, Ymer Berisha, zëdhënës i Komunës së Prizrenit ka problem dhe me Deshmoret e “Ushtris Çlirimtare të Kosovës”, Ymeri gjithe deshmoret i fut në Thonjëza.

doc-ismail-kryeziu

doc-sinan-thaqi

prizreni-28-nentor-2016

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu