Zekolli: Papërgjegjësia e Ali Ahmetit

0
612

Zekolli

Analisti politik dhe ish-ambasadori në OSBE, Arsim Zekolli ka shprehur shqetësime pas intervistës së dhënë nga kryetari i BDI-së,  Ali Ahmeti dhe përgjegjësisë së tij si përfaqësues i deklaruar i shqiptarëve në shtetin e Maqedonisë.

Ja se çfarë shkruan Zekolli:

Aliu prej sonte nuk është më për ta urrejt. Gjithsesi se nuk është as për tu dhimbsur. Por në vete më nuk gjej fuqi dhe forcë të kritikojë dhe aq me pak të pres çka do nga një njeri i cili tani më është në gjendje të cilën nuk dua ta emëroj.
Mbetem me shpresë që bashkësia ndërkombëtare në Shkup, miqtë e tij në Prishtinë dhe Tiranë, ato pak bashkëpartiak më së paku një grimcë ndërgjegje në vete, do të shiqojnë këtë intervistë dhe të nxjerrin pëfundime. Të mos ikin nga konstatimi evident se shqiptarët nuk janë të përfaqësuar dhe se cili do vendim apo marrëveshje e kontraktuar me këtë individ në emër të shqiptarëve nuk mund të konsiderohet as legjitime, as kredibile dhe përfundimisht e gjithsesi jo si dashamirëse.
I ftoj të gjithë që të mos mbyllin sytë para asaj që lehtë diagnozohet e që ishte e shtruar sheshi para tërë opinionin kombëtar. Papërgjegjësia e këtij njeriu nuk paska qenë vetëm çështje mosditurie dhe paaftësie, shpirtligësi apo dinakëri e degjeneruar. Ate që e dyshonim, tanimë nuk kemi pse ta dyshojmë më. Mos e thuani zëshëm, vetëm në heshtje konstatojeni. Dhe mos harroni – se të gjithë kemi qenë pjesë e mjerimit që sot plasi mbi ndërgjegjen tonë. (INA)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu